Bota po jeton nën kërcënimin e një lufte bërthamore dhe së fundmi një simulim tregon se çfarë do të ndodhte do të shpërthente në një qytet të madh.

Përveç shkatërrimit, shkencëtarët kanë përdorur një model me kompjuter për të parë se sa njerëz do të mbijetonin në rast se skenari më i keq do të ndodhte.

Në këtë version, kërkuesit simuluan shpërthimin e një bombe bërthamore ne Uashington.

Një bllok i tërë banimi u zhduk në çast dhe ndërtesat në një distancë prej disa kilometrash u shembën në çdo drejtim.

Kërkuesit arritën në përfundimin se brenda 48 orëve, nga një shpërthim i tillë do të vdisnin afërsisht 280,000 njerëz të pafajshëm.

Në linkun e mëposhtëm mund të kontrolloni se cilat do të ishin pasojat e shpërthimit në qytete të ndryshme të botës, përfshi edhe Tiranën.

Kjo mund të bëhet duke shkruar Tirana në pjesën “Use my location”, duke selektuar qytetin shqiptar që del poshtë dhe duke i dhënë komandën “Enter”.  

Klikoni këtu dhe në meisn e lajmit mund të provoni simulimin