Ceka: President, ai që vjen nga parlamenti

Ceka: President, ai që vjen nga parlamenti
GJIROKASTËR - Një prej kandidatëve të vetshpallur për president të Republikës Neritan Ceka, gjatë një vizite të kryer në Gjirokastër një ditë më parë, nuk ka anashkaluar edhe ambicjen e tij, për të qenë në krye të shtetit.
Ceka u shpreh se zgjedhja e presidentit të ri, ndryshon pak në raport me zgjedhjet e 2007 pasi atëherë, Aleanca Demokratike kishte në Kuvendin Popullor, tre deputetë dhe kishte mundësinë që të afronte kandidatura.

“Tashmë janë PD dhe PS të cilat kanë numrin për të prezantuar kandidatin për president i cili meriton të mbështetet nga 20 deputetë të cilët ne si PAD nuk i kemi. Natyrisht mua më vjen mirë që jam në listën e kandidatëve të themi honorifikë, siç është Fatos Nano, apo siç mund të jenë edhe kandidatë të tjerë që në një mënyrë ose në një tjetër, ngrenë stekën dhe kërkesat për atë që do të bëhet me të vërtetë president i vendit”, tha ai.

Sipas Cekës, president duhet të jetë dikush që vjen nga parlamenti, të ketë përvojë të gjatë në ligje dhe me administrimin shtetëror, të ketë dhënë një kontribut në politikën shqiptare, të ketë një të kaluar familjare dhe personale në mbështetje të shtetit shqiptar. “Këto janë të rëndësishme në përcaktimin e standarteve. Unë mendoj se zgjedhja e presidentit, do të kalojë pa problem, natyrisht do të jetë mjaft e vështirë që kreu i shtetit të zgjidhet me konsensus por ky i fundit është mjaft i vështirë për t’u arritur shumë më i vështirë se buka apo uji në Shqipëri pasi është gjëja më e vështirë për t’u arritur”, u shpreh Ceka.
Ky i fundit vlerësoi se dy partitë e mëdha politike katër vjet më parë, miratuan amendime në kushtetutë e cila e zgjedh presidentin edhe me 71 vota dhe besoj se me kaq vota do të zgjidhet presidenti i ri dhe emri do të bëhet i ditur nga dy partitë e mëdha.

(pn/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof në Tiranë

Sot 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof në Tiranë