Ceka: PS ta harrojë Prokurorin e
Përgjithshëm e Gjykatën e Lartë

Ceka: PS ta harrojë Prokurorin e <br />Përgjithshëm e Gjykatën e Lartë
TIRANE - Edi Rama duhet ta harrojë Prokurorin e Përgjithshëm dhe Gjykatën e Lartë. Këshilla për kryesocialistin vjen nga Neritan Ceka, një prej njerëzve më të afërt të Kryeministrit Berisha, i cili gjatë një interviste në studion e TV A1Report me gazetaren Mira Kazhani, u shpreh në një mendje me shefin e tij përsa i përket heqjes së imunitetit: kryesocialisti po përpiqet që të bëjë pazare.

Ceka foli për një “lojë” të opozitës që po behet “me iluzionin se mund të marrin Prokurorin e Përgjithshëm, se mund të kontrollojnë gjykatat për partinë e tyre”. I pyetur nëse kjo mund të ndodhë, ai u përgjigj: “Absolutisht, nuk ka mundësi”. Ndonëse opozita nuk ka kërkuar hapur kontrollin e këtyre institucioneve, Ceka nënvizoi se “gjithë presioni po bëhet për të marrë këto institucione që duhet të jenë të popullit, nuk mund të jenë të një partie”.

Ai foli edhe për presidentin në detyrë Bamir Topi, mandati i të cilit përfundon nesër. Sipas këshilltarit të Kryeministrit për Kulturën, përfundimi i mandatit të një presidenti duhet të jetë edhe fundi i karrierës së tij politike. “Në të gjithë botën, Presidenti bëhet në fund të karrierës së tij. Këtu them se ishte defekti i Topit, i cili ishte një politikan në kulmin e karrierës”.

Nga studio e A1Report, Ceka hodhi poshtë vlerësimet e Presidentit Topi sipas të cilit pozita e Kreut të Shtetit është dobësuar me ndryshimet që iu bënë Kushtetutës në vitin 2008. Ndërsa konfliktin mes mazhorancës dhe Presidentit, Ceka e cilësoi si të dobishëm për zhvillimet politike në vend. “Një president i cili i kundërvihet në njëfarë mase partisë që e ka zgjedhur, besoj bën rolin e tij të mirë. Por, në qoftë se nuk ka ambicien për t’u rikthyer në politikë, do ishte edhe më mirë akoma. Këtu është edhe ajo që stonon me presidencën e Moisiut”.

Ndërsa deklaratën e Presidentit të zgjedhur Bujar Nishani, që merr nesër zyrtarisht detyrën, Ceka e sheh më shumë si një klishe të përsëritur nga të gjithë paraardhësit e tij. Por shtoi se duke njohur figurën e Bujar Nishanit ka besim se ai do të hapë dyert e dialogut me opozitën. “Është një njeri shumë tolerant, një njeri i hapur për dialog”.

I përfolur si një nga kandidatët në çdo zgjedhje të presidentëve të vendit, Ceka tha se i vjen mirë që është pjesë e këtyre listave dhe se nuk ka vend për keqardhje që nuk u zgjodh në këtë post. “Gjëja më e keqe është kur të harrojnë. Pati një diskutim, u përmendën disa emra, u bë një listë dhe lista ishte dinjitoze”, tha Ceka në studion e TV A1Report.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia