Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi të martën me një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Senatit të Parlamentit Çek, i kryesuar nga Václav Hampl, ndërsa shprehu vendosmërinë e Shqipërisë në rrugën e reformave, tha se statusi i vendit kandidat është një përgjegjësi më shumë në përmbushjen e prioriteteve kombëtare.
Gjatë takimit, kreu i Kuvendit vlerësoi mbështetjen çeke si në kuadër të integrimit evropian, ashtu edhe në kuadër të Grupit të Vishegradit, që shërben si një shembull zhvillimi për të gjithë rajonin tonë.
Kryetari i Komisionit të Parlamentit Çek, Hampl, shprehu mbështetjen e natyrshme të Çekisë ndaj avancimit të integrimit evropian të Shqipërisë duke vënë në dukje se vendi i tij e sheh zgjerimin e BE-së si një proces të natyrshëm, i cili do të sjellë ndryshime të prekshme për standartet e demokracisë dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve.
"Ne e shohim avancimin e integrimit evropian si një mbështetje të punës që po bën Shqipëria në përmbushjen e prioriteteve dhe në progresin e reformave kyçe", u shpreh Hampl.
Më pas, Meta dhe anëtarët e delegacionit çek diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet në rajon, ku u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë së mirë. /atsh/
/Shqiptarja.com