Një 52 vjecare çeke tentoi vetvrasjen sot në Tiranë, qindra kilometra larg vendlindjes. Hana Demetrova e cila është hedhur nga kati i gjashtë i Hotel Tiranës ka rënë në tarracën e katit të tretë duke pësuar dëmtime të shumta.
Në një letër të gjetur nga policia në dhomën e hotelit, zbulohet se 52-vjeçarja kërkonte të vetvritej. Në këtë letër Hana Demetrova shkruan: “Përdorni organet e mia nëse është e nevojshme”.
Gjithashtu në dhomën e hotelit në katin e gjashtë janë gjetur edhe 3 shishe alkooli bosh. Më herët policia njoftoi se shtetasja çeke, dyshohej se kishte rënë aksidentalisht, por më pas është zbuluar letra që ajo ka lënë.
Aktualisht Hana Demetrova po kurohet në Spitalin e Traumës dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarsishtë frakturave që ka marrë në trup dhe në kokë.
''Përdorini organet e mia nëse është e nevojshme''.
Shënimi

Ky ishte shënimi që është gjetur në dhomën e hotelit të shtetases së huaj, që tentoi sot të vetëvritej duke u hedhur nga kati i 6-të, i 15-katëshit, në Tiranë.
Policia ka gjetur letrën, që shtetasja Hana Demetrova 52 vjec nga Çekia, ka shkruar përpara së të hidhej.
Më herët, policia njoftoi se këtë të hënë, ora 14:10, në Bulevardin “Zogu I”, te Hotel "Tirana Internacional", dyshohej se kishte rënë aksidentalisht nga tarraca e verandës së këtij hoteli, një shtetase e huaj ende e paidentifikuar, 52 vjeç.
Kjo shtetase u dërgua për mjekim te menjëhershëm dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
[gallery]19433[/gallery]

(Letra e lënë nga Hana Demetrova: ''Përdorini organet e mia nëse është e nevojshme''.)
Profili i dhimbshëm në Facebook
Me një navigim të lehtë në rrjetin social, Facebook, zbulohet se çekja Hana Demetrova ka pasur një ndjesi të veçantë ndaj ngjarjeve tragjike me viktima fëmijët. Më shumë se një rast ajo ka publikuar foto horror nga masakrimi që iu është bërë fëmijëve nga lufta në Siri apo në katastrofa të ndryshme natyrore.

(Profili i çekes në Facebook)
(d.b/Redaksia Online)
/Shqiptarja.com

FOTO