/ATSH-AFP/. - Ceku Tomas Rosicky, 34 vjeç, ka zgjatur kontraten e tij me Arsenalin deri ne fundin e sezonit te ardhshem, beri te ditur te premten Arsène Wenger, menaxheri i klubit londinez.
I pyetur nga mediat lidhur me te ardhmen e kapitenit te ekipit te Republikes Ceke per sezonin e ardhshem, Arsène Wenger u pergjigj: "Po. Ne zgjodhem opsionin e zgjatjes me nje virt te kontrates se  Rosicky)."
Mesfushor ofensiv (1,79 m, 68 kg), i cili ka luajtur 242 ndeshje me Arsenalin (22 kete sezon, prej te cilave 15 ne kampionat, duke shenuar 3 gola), ai luan prej 12 sezonesh me Arsenalit, ku erdhi ne 2004 nga Borussia Dortmund.