Presidenti i rajonit të Puglias Michele Emiliano, është vlerësuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj me “Çelësin e Tiranës”.
Motivacioni i dhënies së këtij çmimi është kontributi që rajoni i Puglias ka dhënë gjatë këtyre 20 viteve për bashkëpunimin me Shqipërinë si dhe për mikëpritjen e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj.
“Jam i kënqur që pres një mik të madh të Tiranës dhe Shqipërisë për t’i dhënë atij çelësin e qytetit. Kur ne ishim në komunizëm e vetmja gjë private që kishim ishin çelësat e shtëpisë dhe kur një çelës i jepet një miku do të thotë t’i japësh atij gjithçka ke”, është shprehur Veliaj.
Ndërsa Michele Emiliano ka falenderuar kryebashkiakun Veliaj për dhuratën e veçantë dhe është shprehur se tashmë kuptoi se çelësi i Tiranës ka një rëndësi shumë më të madhe se sa ato që jepen zakonisht në qytete të tjera.
“Me çelësin ju i jepni një miku identitetin, intimitetin, familjen dhe gjërat që doni më shumë. Të marrësh çelësin e Tiranës do të thotë një përgjegjësi shumë e madhe për mua dhe gjithë rajonin e Puglias. Ne shpresojmë që në të ardhmen të bëjmë edhe më shumë gjëra së bashku, sepse kur jugu i Europës bashkohet mund të bëhen gjëra të bukura. Parandaj kjo është një nga ditët më të bukura të jetës sime private dhe publike", tha ai.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com