TIRANE -Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri John Withers nga sot mban Çelësin e Tiranës të cilin ia ka dorëzuar kryebashkiaku Erion Veliaj. Për Withers mbajtja e këtij çelësi është një derë e hapur për të ardhur në Tiranë sa herë të dëshiroje e në fjalën e tij u shpreh se tashmë në Tiranë ndjen një frymë të re.
 
"Nuk e di se si mund të vazhdojmë tani, pasi kam dëgjuar një fjalim kaq komplimentues dhe dashamirës. Herën tjetër që do më duhet të mbajë një fjalim do i kërkoj kryetarit të bashkisë që së pari tw më lë mua të mbaj fjalën. Do ndaj me ju diçka shumë të vërtetë. E di që fjalët e mia nuk do përputhen me elokuencën e fjalëve të sapo shprehura nga Erjon Veliaj. Megjithatw çdo fjalë që unë do të them do të jetë tërësisht e ndjerë nga zemra. Gjithashtu dua t’i drejtohem zoti kryetar i bashkisë dhe ndihem fort mirë në zemër sa herë i drejtohem me këtë titull. Ju falënderoj shumë për fjalët tuaja tejet dashamirëse dhe të gjithë ju qw keni ardhur me mua për të ndarë këtë moment, sepse shikoj kaq shumë fytyra të njohura. Ndihem i nderuar teksa shoh mikun tim ambasadorin Donald Lu është një moment që më bën të ndihëm shumë i mirëpritur, ndjej dashurinë e ngrohtë për të gjithë miqtë e mi shqiptarë. Gjithashtu përben nder të veçantë për mua marrja e çelësit të Tiranës. E kam të vështirë t’i gjej fjalët e duhura për të shprehur atë që ndjej në brendësi prandaj do t’i shpreh përmes fjalëve të dikujt tjetër. Dhe do të ndjek shembullin e kryetarit të nderuar duke cituar fjalët e një ish-diplomati. Në vitin 1913 Faik Konica po kthehej në Tiranë pas disa vitesh jashtë vendit. Hodhi sytë nga dritarja dhe shkoi këto fjalë: U preka nga bukuria e papërshkrueshme e maleve që rrethonin Tiranën, mali i Dajtit qëndronte madhështor në njërin krah dhe në krahun tjetër Petrela. Dhe malet e Krujës dhe vargjet e tjera kodrinor ngriheshin në krahun tjetër me majat dhe pyjet e tyre. Edhe unë jam kthyer sot në Tiranë, edhe unë jam prekur e prekem nga bukuria e maleve të saj, nga dinamizmi i rrugëve të saj, nga mikpritja e ngrohtë e qytetarëve të saj. Ndjej një freski tjetër në ajër tani, një frymë ndryshimi në qytet dhe kjo është diçka e mirë për të kundruar. Mbi të gjitha ndihem i prekur nga simboli krenar i madhështisë së këtij qyteti, i çelësit që mbaj sot në duart e mia. Ky çelës do më jepte lirinë për t ë hyrë në këtë qytet sa herë të dëshiroja. Por në kuptim vetjak më lejon mua gjithmonë të kthehem në Tiranë e në Shqipëri. Ndoshta me lejon të pi kafe të ndaj kohë me miqtë e mi, ndaj kjo dhuratë është e paçmueshme për mua. I dashur kryetar i baskisë, miku im Eri, të premtoj se do të përpiqem ta mbaj me nder këtë çmimi. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria", - u shpreh Withers.  

withers

Gjatë dorëzimit të çelësit, Veliaj tha se Withers për të gjithë shqiptarët ka qenë një nga ne pasi çdo problem të shqiptarëve e ka përjetuar si të tijin.

"Shumë shqiptarë e ndjenin Xhonin si një nga ne, jo thjesht si një përfaqësues i një vendi mik, por si një njeri që i përjetonte problemet e shqiptarëve si të tijat", - u shpreh Veliaj në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, ku kryediplomati ishte ulur në vendin e kreut të Bashkisë. 

withers

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Këshillit, ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, ndërsa ra në sy mungesa e përfaqësuesve të djathtë dhe prania e ish-kryeprokurores Ina Rama. 

withers

withers

withers

​ Foto të tjera


*Lajmi në përditësim

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)