Çelja e negociatave, Agalliu: Marrim pjesë me PS në çdo tryezë për integrimin e Shqipërisë! Zbardh detaje nga mbledhja e deputetëve të PD

“Besoj fort që opozita do të marrë pjesë në çdo akt që kërkon integrimi europian i vendit”, tha deputeti i PD, Arbi Agalliu duke thënë se nuk do të bëjnë asgjë që pengon anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Studio Live” nga Arbër Hitaj, deputeti Agalliu tha se PD duhet të mësojë nga gabimet e së shkuarës dhe të marrë pjesë në cdo tryezë në mënyrë që shqiptarëve t’i kthehet jeta normale.

“Kjo qeveri nuk ka punuar siç duhet për të integruar vendin në BE. Do të duhet të harmonizohet gjithë kuari ligjor, duhet të zbatojmë praktikat më të mira të BE, qfotë nga pikëpamja e funksionimit të aktorëve të tregut. Shqipëria do të përballet jo më me fjalë, por në realitet me ato kushte që BE kërkon në mëyrë që ky process të mbyllet sa më parë.

Unë besoj fort që opozita, PD, do të duhet të marrë pjesë në çdo akt qoftë kushtetues apo që e kërkon integrimi europian i vendit apo që kthen normalitetin në jetën në Shqipëri, qoftë sociale apo ekonomike. PD ka qëndruar larg bojkotit por është përballur me qeverinë. Opozita do të duhet të përballet në mënyrë institucionale që të mos lërë asnjë hapësirë bosh. PD ka gabuar në të kaluarën dhe duhet të mësojmë nga e kaluara. Duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara e gabuar e PD, ndaj do të marrë pjesë në çdo tryezë që të mos pengojë integrimin e Shqipërisë, por ta shpjetojë atë që t’i japë shqiptarëve një jetë normale”, tha Agalliu.

Sa i përket takimit që zhvilluan ditën e djeshme deputetët e PD, të cilët nuk mbështesin Berishën, Agalliu zbuloi detaje nga bisedat mes tyre. Agalliu i dha një përgjigje edhe Berishës, i cili i akuzon si vegla të Ramës duke thënë se do të bëjnë gjithçka që të tërheqin elektoratin gri dhe deputetët e PD janë në unison të plotë.

“Nuk ka asnjë alternativë për të krijuar diçka tjetër. Ne besojmë fort që vlerat dhe historiku i PD të respektohet, port ë ndërtohet një ekip, i cili në fund të ditës të jetë e ardhmja e PD. Dje ishte takim miqësor ku u diskutua situate aktuale jo vetëm Brenda PD por edhe në politikën shqiptare ku secili dha një mendim të caktuar.

Në gjërat e rëndësishme të grupit parlamentar, jemi në konsensus dhe grupi i PD i drejtuar nga Alibeaj është në unison të plotë sa i përket luftës së opozitës kundrejt Ramës. Ne nuk çedojmë në këtë pjesë, sado që përflitet. Ky grup ka marrë mbi shpatulla atë që nuk meritonte. Shumë shpejt PD dhe ky grup do të tërheqë elektoratin gri që në këto 30 vite është zhgënjyer nga një politike e vjetër, nga një politikë që nuk ka turp”, tha Agalliu.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia