Çelja e negociatave, Rama: KE ka disa vite që jep rekomandim pozitiv, Bullgaria ka marrë peng procesin

 

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, falënderoi presidenten për punën që ka bërë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Rama tha se KE ka disa vite që na jep rekomandim pozitiv, por duhet konsensus mes vendeve të BE-së pasi po nuk ranë dakord 27 vende njëri mund të bllokojë procesin.

‘Komisioni Europian ka disa vite që jep rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave, komisioni është i rreptë por është dhe i parashikueshëm, pasi bazohet në fakte e prova e në raportime që realizohen në përmbushjen politike të detyrave. Duhet konsensus, po nuk ranë dakord 27, mjafton njëri për ta bllokuar siç ndodh me Bullgarinë që ka marrë peng procesin dhe mua s’më ngelet gjë tjetër veçse të falënderoj presidenten për punën që po bën në këtë situatë.

Kemi folur edhe për ecurinë e procesit të bashkëpunimit rajonal, dihet se Von der Leyen është një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Merkel, e cila nisi procesin e Berlinit dhe për këtë arsye presidentja e njeh mirë procesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Në këtë aspekt në vigjilje dhe të samitit të Ballkanit Perëndimor kemi diskutuar për të gjitha, e njohja e Kosovës kërkon dialog kërkon bashkëpunim e besim reciprok mes palëve.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Von der Leyen në Tiranë: Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri, ia kemi borxh rinisë shqiptare! Rama: BE është lodhshme, por duhet durim


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet