TIRANE-Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në një komunikim me qytetarët shqiptarë online u shpreh se 50 milionë eurot që Brukseli akordoi për vendin tonë nuk janë kredi, por grante (dhuratë) në mënyrë që të përballohet situata nga koronavirusi për të parandaluar përhapjen. Lidhur me negociatat, pas vendimit të 24 marsit për dhënien e dritës jeshile, tashmë sfida e radhës për Shqipërinë është konferenca ndërqeveritare. Por për të arritur aty, Soreca u shpreh se Shqipëria duhet të plotësojë 4 kushte, të cilat janë; miratimi i reformës zgjedhore, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, krijimi i organeve të specializuara anti-korrupsion, SPAK dhe BKH, por edhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Ai përmendi edhe arritjet e Shqipërisë në 6 muajt e fundit, nga tetori i 2019, që u shty vendimi. "24 Marsi është një ditë historike për Shqipërinë, që e ka sjellë më pranë BE-së në një status tjetër. Ne do të flasim për këtë gjë dhe COVID-19. Progresi i Shqipërisë nga tetori i vitit të kaluar. E rëndësishme ka qenë që Shqipëria të bënte përparim dhe ecuri përpara, kjo ka qenë kritike. Po përmend disa arritje në 6 muajt e fundit, krijimi i SPAK, emërimi i kreut të ILD, prokurorit të përgjithshëm, drejtorit të BKH pas pak ditësh që do të mbarojë. Por edhe tryeza për reformën zgjedhore" tha ai. Në fund, Soreca tregoi edhe përjetimin e tij dhe si po e përballon situatën nga koronavirusi, ndërsa kishte një apel për të gjithë qytetarët që të zbatojnë rregullat për të parandaluar përhapjen.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tregoi si po e përjeton ai dhe familja e tij këtë moment të vështirë nga koronavirusi. "Ju falenderoj për pyetjen dhe kujdesin. Jemi këtu për të vijuar punën. Unë po punoj cdo ditë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Personeli nuk vjen i gjithë në zyrë, është më thelbësori, të tjerët nga shtëpia. Kjo edhe për arsye se duhet të kujdesen për familjen e tyre.
Po jetojmë si të gjithë shqiptarët. Unë jam mirë edhe familja ime në Itali, jemi mirë, po bëjmë atë që bëjnë të gjithë, të qëndrojmë pranë njëri tjetrit në këto ditë të vështirë, por po respektojmë rregullat që na kanë caktuar autoritetet, pasi atëherë rritja e kurbës do të jetë e ngadaltë. Unë kam vendosur të respektoj rregullat, ju bëj thirrje ti respektoni, pasi kjo është në të mirën e të gjithëve" tha ai.
Dy ditë më parë BE-ja akordoi 50 mln euro për Shqipërinë në përballimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit, por i pyetur nëse kjo shumë është grant apo kredi, ambasadori i BE-së e sqaroi qartë. "Unë e kam thënë edhe dje edhe pardje, që BE-ja ka premtuar një shifër prej 50 mln euro për të ndihmuar Shqipërinë për krizën e COVID. 4 mln për nevojat emergjente, do të mbulohet blerja e ventilatorëve, 11 mln do të investohen për mbrojtjen sociale, do ta ndihmojmë qeverinë për shtresat më të cënueshme, pjesa tjetër ka të bëjë me ekonomike, pasi bizneset po vuajnë dhe ne do të japim 35 mln euro që do të shkojnë në këtë fushë. Para në dorë cash për shtresat më të cënueshme në shoqëri.
Një përgjigje drejtpërdrejt, që këto para nuk janë kredi, por janë një grant, pra BE-ja po shpreh solidaritetin e plotë me Shqipërinë. Pra nuk janë kredi, por grant për Shqipërinë. Fondet për tërmetin nuk do të preken, të gjitha ato miliona euro që janë premtuar si grant do të jepen sikur janë premtuar. 50 mln që po jepet për COVID janë tjetër apo ato që u premtuan në konferencë janë tjetër. Do të jetë mjaft transparente, jemi pjesë e komisionit për rindërtimin që tregon si po zbatohen, po e ndjekim nga afër" tha ai.
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka sqaruar konkretisht se cfarë përfiton Shqipëria tani që u mor vendimi për hapjen e negociatave. "Shqipëria do të ketë mundësi të bëhet pjesë e tregut të BE-së para se të bëhet anëtare. Shqipëria do të kenë mundësi që të bëhen pjesë e programeve të rëndësishme për arsimin, transportin, bujqësinë apo fatkeqësive natyrore, vendet negociuese do të kenë mundësi për qasjen në fondin e solidaritetit. Shqipëria e nisi rrugëtimin në 2014, tani iu statusi i nivelit të dytë të udhëtarit dhe tani sa më shpejt të ecin reformat, aq më shpejt do të arrijë në nivelin më të lartë" tha ai.
Pas vendimit për hapjen e negociatave që u mor në 24 mars nga ministrat e jashtëm të BE-së, tashmë objektivi i radhës do të jetë konferenca e parë ndërqeveritare. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca sqaroi se për t'u ulur në atë tryezë, Shqipëria duhet të plotësojë katër kërkesa.
"Duhet të flasim për kuadrin negociues, që është struktura e marrëdhënies mes BE-së dhe Shqipërisë, që do të jetë për vitet në vijim, që do të jenë të gjitha fushat e bashkëpunimit, por duke u përqendruar te përparësitë si lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Tani synimi është të përgatisim këtë kuadër dhe ta dorëzojmë me raportin vjetor të KE-së në qershor, më pas do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin për miratimin dhe kjo do të ndodhë në Shqipëria do të përmbysë atë kërkesë dhe më pas në gjysmën e dytë të 2020, do të jetë Gjermania që do të ketë Presidencën e BE-së që do të thërrasë konferencën e parë ndërqeveritare. Kushtet apo kërkesat që duhet të përmbushë Shqipëria. Në mënyrë që të ulet në këtë tryezë me BE për konferencën duhet të përmbushë këto;
Kërkesat për konferencën e parë ndërqeveritare
1. Reforma zgjedhore e miratuar sipas rekomandimeve të OSBE
2. Vazhdimi i reformës në drejtësi, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë
3. Krijimi i organeve të specializuara anti-korrupsion, SPAK dhe BKH
4. Duhet të fuqizojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Më pas janë një sërë kushtesh të tjera, por që do të shtrihen në kohë, pra që janë në kuadrin negociues për vitet në vijim. "Puna duhet të vijojë për ato që janë përmendur në dokumentin e Këshillit; lufta kundër azilit, ndryshimi i ligjit për mediat, i rëndësishëm këtu do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias. Puna duhet të vijojë edhe për ata elementë të tjerë, që janë përmendur në dokumentin e Bundestagut gjerman. Po ashtu për cështjen e të drejtave të njeriut, pakicave, censusin, të drejtat e qytetarëve. Grupi i parë i kushteve duhet të përmbushen përpara organizimit të konferencën ndërqeveritare, pjesa tjetër e kuadrit negociues në vitet në vijim" tha ai.
Nqs mendoni per popullin mos shkoni pas BE. Shikoni cfare ju ofron, peshoheni mire dhe krahasoni me ate qe ofron dhe lindja. Bashkepunoni fort me USA. Behuni politikane te zgjuar, mendoni per te miren e popullit, mos te na skllaverojne, si greku, italia. Anglia fisnike tolerante dhe e qyteteruar u plasi deren fytyres.
PërgjigjuNuk duame BE, duam qetesine tone!
PërgjigjuMeqenese qenkan dhurate atehere vjedhja nga ata neper duart e të cilëve do të kalojne keto pará, do të jetë e paparë!
PërgjigjuI celet me na e fute koronavirusin se sa ishit shendosh e kishit saldu deren me shul. Tani idjotlleku me i madh i shqiptareve te hyjne kur tere shtetet evropiane do te duan te dalin nga europa . Prit deri ne 2025 sa te shperbehet e do shohim
PërgjigjuBe edhe ne qe humim kohen per komentime bejme nje gabim kolosal ne menyrem se si shprehemi, shqipri nuk quhet nje grup mafiozesh qe e kan zaptu, popullit tone ne te vertet nuk ju ka dash asnje kusht per te plotesuar.
Ju EU jeni peme pa koqe. Me te gjith keto kushte dhe ca kushte me shume nga grabitqarja Greqi ne krahe kurre skemi per tu anetaresuar. Budallenj nuk ishin Britaniket qe dolen nga bashkimi evropian. E late Italin ne meshir te fatit. Une kam qen pro Shqiperis ne evrope po jo me
PërgjigjuI celet per vete se shqiptareve sju beri asnje pershtypje ne kete hall qe na ka zene se na e so;;et ne maje te hundes he i hapim tani he neser he pasneser dhe kur i hapet ne nuk na interesoi fare .Ju rrofte BE se e pame sa solidare jeni njeri me tjetrin e pame ne pandemine italiane se cfare bete per ta ndihmuar,po e di ckeni na lironi ate kamionin me maska qe na keni bllokuar ne Greqi te pakten mos na pengoni se per ndihme nuk jeni.
Përgjigju