Celula e kontrabandistëve në Korçë e Bilishit, dy policë dalin nga qelia me garanci pasurore, emrat e 7 tregtarëve në kërkim

Celula e kontrabandistëve në Korçë e Bilishit, dy policë dalin nga qelia me garanci pasurore, emrat e 7 tregtarëve në kërkim

Bilal Hysollari, Mimi Kello dhe Shpendi Dragolli

Celulës së kontrabandistëve me anëtarë nga Korça dhe Bilishti, që futën nga pika doganore e “Goricës”, 4 kamionë kontrabandë me goma e veshmbathje, i janë shtuar dhe dy emra të tjerë që janë arrestuar nga policia dhe prokuroria e Korçës. “Shqiptarja.com” mëson emrat e dy efektivëve të policisë kufitare në Goricë që ranë në pranga pak ditë para vitit të ri. Vullnet Çekiçi dhe Vasil Demiri, janë arrestuar nga kolegët e tyre, pasi nga veprimet hetimore nga prokuroria e Korçës, ka rezultuar se dy policët nuk kanë kryer siç duhet shërbimin e tyre në doganën e “Goricës”, duke mos kryer asnjë kontroll dhe peshim të kamionëve që tashmë janë sekuestruar si provë materiale. Fillimisht ndaj dy policëve privatë Vullnet Çekiçi dhe Vasil Demiri është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” nga gjykata. Por pasi janë arrestuar nga policia dhe shoqëruar përballë gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, trupi gjykues ka vendosur të ndryshë masën e sigurisë për Çekiçin dhe Demirin nga “arrest në burg” në një mase me garanci pasurore kundrejt 3 milionë lekë të vjetra për secilin prej tyre.

Për pasojë atë janë liruar nga qelia, duke pranuar të ngrijnë shumën prej 3 milion leKontrabanda nga Maqedonia me 4 kamionë me goma e veshëmbathje ka çuar në prangat policët kufitarë Vullnet Çekiçi dhe Vasil Demiri. Ja kush janë 7 personat e shpallur në kërkim.kë të vjetra. Momentalisht për kontrabandimin e katër kamionëve me veshmbathje dhe goma makine nga pika kufitare e “Goricës”, janë arrestuar në total 7 efektivë policie dhe doganierë, ku Çekiçi dhe Demiri janë liruar ndërsa personat e tjerë si Shpendi Dragolli, Astrit Haxhi, Ylli Rapo, Bilal Hysollari dhe Janaq Kitani vijojnë të qëndrojnë në paraburgimin e burgut të Drenovës. Pritet që në ditët në vijim policia dhe prokuroria e Korçës, të konkretizojë në arrestime të tjera për këtë rast të kontrabandimit të mallrave nga pika kufitare me Maqedoninë, ku kjo celulë kontrabandistësh dyshohet se e ka të përsëritur këtë aktivitet kriminal. Hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria, rezulton se në këtë veprimtari kriminale janë të implikuar dhe shpallur në kërkim, Elton Zoto, i cili dyshohet se ka dhe një proces të hapur në prokurorinë e Tiranës për akuzën e mashtrimit me TVSH-në.

Bilal Hysollari, Mimi Kello dhe Shpendi Dragolli

Që prej datës 8 dhjetor e në vazhdim, Zoto rezulton në kërkim nga prokuroria e Korçës. Mes personave që janë shpallur në kërkim janë dhe Artur Yzeiri, një tregtar veshmbathjesh, Arjan Pani edhe ky një tjetër tregtar veshmbathjesh me pakicë në Korçë, Astrit Hoxha, Dhimitër Kërthi, Niko Stojan tregtar në Korçë dhe Mimi Kello nga Bilishti që punon si taksist. Të shtatë këta persona po ndiqen nga prokuroria dhe policia e Korçës, si personat përgjegjës që në bashkëpunim edhe me punonjësit e policisë, kanë organizuar në forma të ndryshme, kalimin kontrabandë të 4 kamionëve me veshmbathje dhe goma makine nga pika e kalimit kufitar të Goricës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 02/01/2020 12:50

    Ahahahahha kta po qe qekan kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi

Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi