Celula terroriste/ Erwin Aram do siguronte municionet e sulmit, kush është grupi shqiptar që do i shiste armët

Të tjera detaje bëhen me dije, pas identifikimit dhe zbulimit që policia bëri për një grup terroristësh iranianë, të cilët dyshohet se do të kryenin sulm terrorist vitin e shkuan në vendin tonë, në festën e Sulltan Novruzit.

Burime nga grupi hetimor sqaruan se prej disa muajsh, oficerë të antiterrorist po mbajnë nën vëzhgim të rreptë disa persona, shtetas shqiptarë, për të cilët kanë dyshime se duke bashkëpunuar me shtetasit iranianë që dyshohet se do të kryenin sulmin vitin e shkuar, do t’i furnizonte këta të fundit me armë e municione. Të njëjtat burime sqaruan se identifikimi i tyre, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije për shkak të hetimeve, është bërë pas vizitave që njëri prej të infiltruarve nga grupi terrorist kryente me ta sapo mbërrinte të territorin shqiptar.

Dyshimet kryesore të hetuesve janë se pikërisht këta persona kishin rolin për të siguruar municionet luftarake, si armë e lëndë plasëse, duke ia shitur më pas Erwin Aram, apo i njohur me emrin Alizera Naghashazadeh, i cili ishte edhe një nga të infiltruar e grupit që siguronte informacione për organizatën e MEK.

Hetimet zbuluan se Aram, një ish anëtar i kësaj organizate futej në vendin tonë nëpërmjet një pasaporte austriake, duke takuar në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, nënën dhe familjarë të tij.

Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. Ai menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Ndërsa pjesë e kësaj organizate kriminale është edhe Abdulselam Turgut, një emër ky i skeduar nga autoritetet shqiptare dhe ato të huaja si një trafikant droge.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja