Celula terroriste/ Iraniani i infiltruar kishte familjen në kampin e muxhahedinëve në Manzë, para dy muajsh u tentua të kapej por dështuan

Detaje të reja kanë dalë në skenë nga zbulimi i celulës terroriste në Shqipëri që do godiste në mars 2018. Sipas gazetares së Report Tv, Xhensila Kodra, informatori i grupit që do të kryente sulmin terrorist vitin e kaluar ishte Erwin ARAM, i shpallur në kërkim. Ky person kishte familjen e tij në kampin e muxhahedinëve  në Manzë të Durrësi dhe vinte shpesh t'i takonte. Nëpërmjet familjes, Aram merrte informacionet e duhura në lidhje që bënin pjestarët e opozitës iraniane që janë dëbuar nga vendi i tyre dhe që janë strehuar në Shqipëri.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arama ka hyrë disa herë në Shqipëri me pasaportë austriake, ku në hyrjen e fundit  para dy muajsh policia ka tentuar ta ndalojë edhe për ta pyetur, por pa e arrestuar. Deri më tani në lidhje me grupin terrorist janë shoqëruar dhe pyetur mbi 20 iranianë brenda e jashtë vendit.

Rrjeti terrorist drejtohej nga regjimi iranian i njësisë klandestine dhe sekrete të forcave revolucionare "QUDS" që kishte synim kryerjen e sulmeve ndaj opozitës iraniane MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri, është zbuluar nga autoritetet e sigurisë në vendin tonë. Kjo celulë, drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN (nuk i dihen gjeneralitetet), rezident i përhershëm në Iran. Ai menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. 

Zbulimi dhe identifikimi i kësaj celule bëri të parandalohej sulmi i planifikuar i marsit 2018 pranë Kryegjyshatës gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK).

Gjeneralitetet e organizatorëve të sulmit terrorist:
1.    PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
2.    Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
3.    Erwin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
4.    Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 24/10/2019 11:53

    Policia Shqiptare eshte shume e brishte dhe e paafte. Turp gjithashtu per cdo qeveri qe I ka toleruar keto plehra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja