Rritja e taksës së birrës, prodhuesit do t’i drejtohen Kushtetueses: Cenohet siguria juridike

Rritja e taksës së birrës, prodhuesit do t’i drejtohen Kushtetueses: Cenohet siguria juridike

Foto ilustruese

Stefan Pinguli, drejtuesi i Shoqatës së Prodhuesve Vendas, pohoi për “Monitor” se së shpejti ndryshimet në ligjin e akcizës do t’i dërgohen për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. Më herët, prodhuesit nënvizuan se ndryshimi i nivelit të taksimit cenon drejtpërdrejt parimin kushtetues të “sigurisë juridike”.

“Sipas Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, për të kuptuar dhe për të zbatuar drejt këtë parim (parimin e “sigurisë juridike”), kërkohet, nga njëra anë, që ligji në një shoqëri të ofrojë siguri, qartësi dhe vazhdimësi, në mënyrë që individët t’u drejtohen veprimet e tyre në mënyrë korrekte e në përputhje me të dhe, nga ana tjetër, vetë ligji të mos qëndrojë statik nëse duhet. (Vendimi Nr. 10/2008).

Gjykata Kushtetuese ka pranuar cenimin e parimit të sigurisë juridike, por si një përjashtim i diktuar nga nevoja e një interesi më të lartë publik. Ajo shprehet se “… nëse paraqitet rasti që një rregullim ligjor ndryshe i një marrëdhënie ndikohet drejtpërdrejt nga një interes publik, me të gjithë elementet e tij thelbësore, ky interes do të ketë natyrshëm përparësi ndaj parimit të sigurisë juridike”. (Vendimi nr. 35/2007)”, argumentonin prodhuesit.

Sa e rrit koston e prodhimit dyfishimi i akcizës

Akciza për prodhuesit, me paketën e re fiskale, u rrit 18 lekë për litër. Nga 1 janari, çmimi i birrës malto arriti 870 euro për ton. Kompania “Alfa”, që prej vitit 2019, prodhon në vend birrën e markës “Elbar”, në muajin dhjetor kur në komisione nisi shqyrtimi i ndryshimeve ligjore llogariti me çmimet e reja se sa shtohej kostoja. Nga rritja e taksës dhe shtrenjtimi i lëndës së parë, problematika që tashmë po i vuajnë prodhuesit, kostoja vjetore shtohej 3,8 mln euro.

Ndërsa vetëm nga dyfishimi i taksës, kostoja shtesë llogaritej 2,5 mln euro. Këtë shqetësim që përbën rrezik falimentimi, kompania nëpërmjet një letre ia përcolli në atë periudhë, kryeministrit Edi Rama, ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, ministres së Sipërmarrjes, Edona Bilali, dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Eduard Shalsi. Kompania shprehej se kjo rritje kostosh, në rast se do të miratohet, do të ishte e papërballueshme edhe me rritje të vazhdueshme çmimesh, duke rrezikuar largimin nga puna të 280 punonjësve.

“Dyfishimi i akcizës përkthehet në vlerë 2,500,000 euro (për 200,000 HL që prodhojmë faktikisht) + 795,000 euro (nga ndryshimi i çmimit i blerjes së maltos nga 01/01/2023, nga 605 euro/ton në vitin 2022 në 870 euro/ton në vitin 2023 vjetor x 265 euro/ton. Ndryshimi i çmimit së maltos = 795.000 eur o+ 570.000 euro nga rritja e çmimit të kanaçes 19 euro/1,000 copë nga dt. 01/01/2023.

Pra në total, kostoja vjetore e shtuar është: 3,865,000 euro (në këtë shifër nuk është përllogaritur asnjë lloj tjetër rritje çmimi të lëndëve të para dhe të materialeve paketuese që mund të ndodhin në vazhdim). Kjo shifër është teorikisht dhe praktikisht e pamundur për t’u realizuar, nga çdo lloj rritje e fryrë e rritjes së çmimit të blerjes së birrës në treg.

Kjo situatë për kompaninë tonë na detyron në mënyrë të padiskutueshme në dëmshpërblimin dhe largimin nga puna, të rreth 280 punonjësve që punojnë në sektorin e birrës. Turizmi si degë strategjike e ekonomisë, ku janë orientuar dhe investime të mëdha në infrastrukturë, nuk do të kishte më prodhimin vendas, për të cilën të huajt e vizitojnë vendin tonë”./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë