'Cens 2023' përçan pakicën maqedonase! Bullgarët të kënaqur: Rezultat surprizues

Partitë që përfaqësojnë minoritetin maqedonas nuk gjejnë paqe pas Censit 2023. Për kryetarin e Bashkisë Pustec, të zgjedhurin e PS-së, Pali Kolevski, regjistrimi është korekt edhe pse maqedonasit janë përgjysmuar.

“Çdo vendim zyrtar i qeverisë shqiptare është i pranuar nga institucionet dhe kushdo tjetër që mund të ketë pretendime mund të kundërshtojë këto rezultate duke iu drejtuar prokurorisë”, tha Kolevski.

Një ditë më parë, Vasil Strejovsku kryetari i Partisë Maqedonase për Integrim që përfaqëson opozitën tha komuniteti maqedonas është manipuluar nga segmente te qeverise bullgare qe kane pasaporta në këmbim të ndryshimit të etnisë. 

Këtyre akuzave nuk ka preferuar t’i përgjigjet ambasadori bullgar në vendin tonë, Ivaylo Kirov, i cili vlerëson qeverinë për zhvillimin e Censit 2023.

“Rezultatetet janë pranuar nga të gjithë. Deklaratat politike i jep çdo kush sipas ineresit politik. Ne vleresojmë qeverinë shqiptare që krijoi kushte që banorët me orgjinë bullgare të shprehnin lirshëm verdiktin e tyre. Jemi shumë të suprizuar nga rezultatet”, tha Kirov.  

Nga të dhënat e Censit 2023 rezulton se minoriteti bullgar që matet për herë të parë ka 7057 banorë që jetojnë në të njëjtat zona me maqedonasit, Pustec të Korcës, Gollobordë të Dibrës dhe Gorë të Kukësit. Ndërsa entia maqedonase është përgjysmuar nga 5512 që ishin në 2011 në 2281 aktualisht.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje