Të dhënat e Censit dolën/ Çoçoli në 'Studio Live': INSTAT duhet të bëjë transparencë pse u vonuan! Haxhimali: Ka indicie për 1.7 milion banorë

Më në fund të dhënat e Censit dolën dhe zbuluan se në vendin tonë ka rreth 2.4 milion banor, 400 mijë më pak se të dhënat e dala nga Censi i 2011.

Ekspertët Agron Haxhimali dhe Fatos Çoçoli analizuan gjetjet e Censit në ‘Studio Live’ Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj. Haxhimali nënvizon faktin që rezultatet e këtij Censi u vonuan dhe e cilëson prezantimin e sotëm nga INSTAT si propagandë.

'Nëse opozita e ka kundërshtuar ky nuk është lajm i mirë. I bie të kundërshtojë një pjesë që përfaqëson. Fakti që censi për të numëruar 2.4 milion, bazohem tek shifrat zyrtare, një qeveri me rreth 1200 institucione, 30 vjet demokraci, me këtë zhvillim të ma vonojë censin 7 muaj. Unë nuk ia toleroj një administrate publike të angazhuar, apo vullnetit kujtdo të angazhuar. Paralelen e bëj me Kosovën, nxori në 5 ditë rezultatet paraprake. U bë një prezantim i tillë sot me donator, me qeveri. Ama nuk më lë shije të mirë sepse administrata publike është administrata e vazhdimësi. Kjo administratë duhet ta quajë Censin një punë ditore. Bëje sa më shpejt. Po të bësh propagandë, do të thotë që mbulon diçka.'

Çoçoli: Aty ke shifra, ça propagande ka aty? Direktiva e BE është në bazë të kushteve nga 3 deri në 6 muaj.

Haxhimali: Çfarë vështirësish kishte Fatos?

Çoçoli: Ti jap INSTAT. Duhet të bëhej në 2021.

Sipas Haxhimalit problematikat fillojnë që formulimin e pyetjeve nga INSTAT për Censin.

'Është kompleks, pasi në Ballkan ka rrudhje të popullësisë. Pretendon të bësh zgjedhje dhe ti numërosh me tableta brenda minutave votat. Kur kemi diskutuar ishin disa pyetje të pyetësorit të diskutueshme.'

Ndërsa Çoçoli thekson se INSTAT duhet të nxjerrë se cilat kanë qenë problematikat që u vonua rezultati, pra të bëjë transparencë.

'Pyetjet duhet të ishin ndërtuar në mënyrë që qytetari të mos ndihej ligsht. INSTAT duhet të mos fshihet vetëm pas direktivës së BE. Duhej të thoshte që nga gjysma e nëntorit kur mbaroi, gjithçka u krye në mënyrë elektronike. E drejta e INSTAT, në rast të 2011, nuk ishte online dhe u bë në më pak muaj dhe kishim më shumë njerëz. Edhe kishim më pak njerëz. INSTAT duhet të thotë kam patur x, y pengesa. Nuk e ka thënë. Është fshehu pas direktivave të BE-së. Vendi e priste, nuk po flasim për interesat e partive.'

Haxhimali tregon edhe indiciet që qarkullojnë për një shifër më të ulët të numrit të përgjithshëm të popullësisë.

'Nuk di të them, por ka disa indicie, që thonë janë 1.7 milion. Nuk ka institucione të pavarur. Ka të dhëna. Ndjeshmëri është që kemi rrudhje më të madhe të popullësisë se sa ka dalur sot. Në 400 mijë mangët është lajm i keq.

Në 2011 kur u bë Censi kishim 19 mijë punonjës. Sot kemi 37 mijë punonjës në 61 bashki me 400 mijë banorë më pak.'

Çoçoli shton se nga rezultatet e publikuara dalin një sërë problematikash pasi është rritur mosha mesatare dhe kjo nënkupton që duhen bërë politika për afrimin e forcës punëtore.

'Me këtë sasi popullësie, ke një rregullim politike për shtresat sociale, pasi ke shifrat dhe bazohesh për të bërë diçka. Jemi një vend që po plakemi me shpejtësi dhe mbi këtë vërtetim duhet të mbash rininë këtu, të sjellësh forca pune. Janë një sërë detyrash që hapen përpara qeverisë vendore. Kemi një diasporë të fortë, këta njerëz mund të ketë kyçu apartamentet e tyre.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve