Emigracioni i shtuar, plakja e popullsisë dhe shtesa e ulët natyrore kanë përmbysur projeksionet e censit të vitit 2011, ku pritej që popullsia e Shqipërisë të zbriste nën 2.5 milionë banorë pas vitit 2031, por në fakt ndodhi e kundërta pasi vendi tanimë numëron 2.4 milionë banorë, kur projeksionet flisnin për 2.7 milionë banor në këtë vit.
Por si shpërndahet popullsia e vendit në qarqe?
Në censin e vitit 2023, tregohet se me përjashtim të Tiranës, që është e mbipopulluar, të gjitha qarqet e tjera janë në rënie dyshifrore në përqindje. Ndërsa në numër Fieri, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë. Numri i banorëve në qarkun e Fier me 69 mijë banorë më pak dhe Elbasani është ulur me mbi 63 mijë, ndjekur nga Shkodra që është tkurrur me 60 mijë në raport me rezultatet e vitit 2011. Kurse dy qarqet me më pak banor janë Gjirokastra që ka humbur mbi 12 mijë individë në 12 vite, dhe Kukësi që ka vetëm 61.9 mijë banorë me rënie me 23 mijë më pak se në 2011.
Nga rezultatet paraprake tregohet se qarku i një mbi një dritareve e ka ruajtur popullsisë. Berati ka humbur vetëm 0.6% të popullsisë që ka pasur në 2011-ën, pasi aktualisht ka 140.956 banor nga 141.944 banor që kishte para 12 vitesh. Një tjetër qark që ka humbur shumë banor është ai i Durrësit, por të dhënat për këtë territor kanë ndryshuar shumë pas tërmetit të 2019-ës pasi shumë banor janë zhvendosur me banesa me qira dhe ende nuk kanë marrë apartamentet e reja plotësisht. Në total ky qark numëron 226.863 banor, ose rreth 36 mijë më pak se në 2011-ën.
Ashtu siç edhe pritej për shkak të përqendrimit ekonomik Tirana i ka rrëmbyer qarqeve të tjera 9 mijë banorë. Në cens thuhet se për shkak të migracionit të brendshëm, rezulton se në Tiranë është e vendosur 31.6% e popullsisë, nga 26,8% në 2011. Aktualisht në qarkun e Tiranës, banojnë 758.513 banor.
Me shifrat e reja të cens në pikëpyetje vihet edhe reforma territoriale, e cila kishte si synim të zhvillonte qytetet, por shifrat tregojnë që veç Tiranës kudo ka rënie. Një tjetër tregues që duhet të merret në konsideratë ka të bëjë edhe numrin e popullsisë sipas bashkive, ku ato paraprake tregojnë se 15 bashki të vendit kanë më pak se nga 10 mijë banor, ku Pusteci numëron vetëm 1.843 persona. Pra, a duhet një bashki për vetëm kaq banor? E njëjtë është situata edhe në Libohovë, Këlcyrë e Konispol.
Popullsia në 2011 2 821 977 banorë
Projeksioni për 2023 2.710.245 banorë
Popullsia 2023 2.402.113 banorë
POPULLSIA SIPAS QARQEVE
Cens 2011 Cens 2023 Rënia
Tiranë 749.365 banor 758.513 banorë + 9,157 banorë
Durrës 262.785 banor 226.863 banorë -35.922 banorë
Elbasan 295.827 banor 232.580 banorë -63.247 banorë
Korçë 220.357 banor 173.091 banorë -47.266 banorë
Fier 310.331 banor 240.337 banorë -69.994 banorë
Shkodër 215.347 banor 154.479 banorë -60.868 banorë
Vlorë 175.640 banor 146.681 banorë -28.959 banorë
Berat 141.944 banor 140.956 banorë -988 banorë
Lezhë 134.027 banor 99.384 banorë -34.643 banorë
Dibër 137.047 banor 107.178 banorë -29.869 banorë
Kukës 85.292 banor 61.998 banorë -23.294 banorë
Gjirokastër 72.176 banor 60.013 banorë -12.163 banorë
BASHKITË ME MË PAK SE 10 MIJË BANORË
Pustec 1 843 banorë
Libohovë 2 765 banorë
Këlcyrë 4 400 banorë
Fushë Arrës 4 878 banorë
Konispol 4 898 banorë
Delvinë 6 166 banorë
Pukë 6 222 banorë
Memaliaj 6 578 banorë
Tepelenë 6 761 banorë
Kolonjë 7 519 banorë
Përmet 7 980 banorë
Dropull 8 259 banorë
Himarë 8 328 banorë
Poliçan 8 762 banorë
Selenicë 9 580 banorë
K.T./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
20.1%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor, 11:05
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor, 18:39
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor, 08:07
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor, 14:09
-
10 vjet ‘Territoriale’, qeveria: Bashkitë ulën borxhet me 61%! Ende 48 mln euro fatura të papaguara! Haxhimali: Duhet riparë, kemi bashki për qëllime elektorale
15 Nëntor, 16:25
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor, 16:53