Ceremonia për 188 ekselentët në kryeministri, Manastirliu: Ju flas edhe si nënë, kam vajzën në sallë, por më ka kërkuar të mos i thërras emrin

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për 188 nxënës ekselentë, tha se në sallë është edhe e bija e saj të cilës nuk ia përmendi emrin. 

'Nuk flas vetëm si ministre por edhe si nënë që vajzën e vet e ka në sallë, por më ka kërkuar të mos i thërras emrin. Për ne prindërit është emocion i jashtëzakonshëm. Premtojmë se vitin e ardhshëm do kemi hapësirë më të madhe që të jenë dhe prindërit tuaj që t’ju gëzojnë në këtë moment të rëndësishëm të jetës tuaj.

Duke i ndjerë përpjekjet tuaja edhe si ministre, më kujtohet një shprehje e presidentit Rusvelt, e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika. Ju e keni thyer frikën dhe jeni këtu për të na treguar se me kurajo dhe punë çdo gjë bëhet e mundur. Kini guxim të ëndërroni dhe të punoni fort dhe të keni plan si ti arrini ato. Rruga e dijes kërkon përpjekje dhe sot jeni student.'


Lajmi kryesor:

Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare