Ceremonia për 'Ditën e Flamurit', Rama tërheq sërish vëmendjen me veshjen e pazakontë (FOTO)

Ceremonia për 'Ditën e Flamurit', Rama tërheq sërish vëmendjen me veshjen e pazakontë (FOTO)

Zv/Kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

Gjatë ceremonisë së veçantë që u zhvillua në Vlorë për ngritjen e flamurit kombëtar, kryeministri Edi Rama ka dalluar sërish me veshjen e tij. Duke parë fotografitë është e vështirë ta dallosh kombinimin e Ramës, por ajo që konstatohet është se veshja e tij nuk është aspak brenda protokollit.

Nga çfarë mund të shihet, mund të themi se Rama kishte veshur një xhup të gjatë kundër shiut dhe me shumë gjasë edhe 'tutat' e tij të preferuara.Por kjo nuk është hera e parë nga ana e kryeministrit. Rama ka goditur shpesh herë me veshjet e tij, qoftë edhe vetëm me thyerjen që iu ka bërë kostumeve serioze me atlete të bardha.

Autoritetet e larta shtetërore zhvilluan paraditen e sotme homazhe te "Ushtari i panjohur" në Vlorë, në kuadër të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ceremonitë zyrtare bënë bashkë kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruci dhe presidentin Ilir Meta, ndërsa kanë marrë pjesë edhe anëtarë të kabinetit qeveritarë e deputetë. Pjesë e homazheve ka qenë edhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 28/11/2018 18:31

    Protokolli shteteror eshte norme e detyrueshme per te gjithe shtetaret . E pa besyeshme , por ja qe ndodh . Megalomania eshte semundje e pa sherueshme . Me dimite Rama ?

    Përgjigju
  • Populli: 28/11/2018 18:08

    Ah more z.EDI,a thua veshja e atyre -POTUREVE-do te te mbaje ne Pushtet??!!-ABSURDITET.

    Përgjigju
  • Eh: 28/11/2018 14:41

    Gabim.mendoj se cdo ngjarje do respektin e duhur dhe ne kodin e veshjes. A do te pranonte rama qe ndonjeri ti vinte ne pune me pantallona te shkurtra. Besoj qe jo. E pra ne te gjithe meritojme respekt sepse ai na perfaqeson dhe ne ne ate ceremoni ne Vlore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër