Kisha Katolike ka reaguar në lidhje me ceremoninë simbolike martesore të çiftit të së njëjtës gjini, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj.
Sipas Kishës Katolike, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar. Kisha katolike sqaron po ashtu se personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.
‘Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini. Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që: a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar. b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë. c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.’- thekson kisha Katolike.
Lajmi kryesor:
Dasma e çiftit të së njëjtës gjini në tarracën e bashkisë së Tiranës, Alba Ahmetaj: Ceremonia ishte simbolike! Komunitetet fetare: Feja dhe ligji e ndalon
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3016
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti bullgar nënshkruan ligjin që ndalon 'promovimin' e komunitetit LGBT në shkolla
15 Gusht, 19:00
-
Kërkuan t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj
17 Korrik, 09:22
-
Eksperti i pavarur i OKB-se: Personat LGBT përballen me diskriminim, rastet e dhunës sporadike! 'Prindi 1' e 'Prindi 2' debat i rremë
12 Korrik, 16:50
-
‘Parada e Krenarisë’, komuniteti LGBT marshon në Tiranë me moton 'Çdo ngjyrë, një familje'! Aktivistja: S’jemi kërcënim për shoqërinë (FOTO)
25 Maj, 17:32
-
Myftiu i Shkodrës kundër martesave LGBT dhe Surrogacisë
24 Maj, 18:16
-
A duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
22 Maj, 08:32
-
Dom Gjergj Meta: Një provokim pashije në tarracën e një bashkie
20 Maj, 22:58
-
Dasma e 2 vajzave në tarracën e bashkisë Tiranë, teologu Çako: Nuk është martesë fetare krishtere! Xheni Karaj: Dashuria e tyre s’dëmton askënd
20 Maj, 14:50
-
'Reuters': Protestë dashurie, lezbiket shqiptare martohen jozyrtarisht
20 Maj, 13:33
-
Dasma e çiftit të së njëjtës gjini në tarracën e bashkisë së Tiranës, Alba Ahmetaj: Ceremonia ishte simbolike! Komunitetet fetare: Feja dhe ligji e ndalon
20 Maj, 11:37
-
FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë
19 Maj, 22:15
-
Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë! Kërkojnë të martohen në gjendje civile! Ceremoni në tarracën e bashkisë
17 Maj, 22:19