Dasma e çiftit të së njëjtës gjini në tarracën e bashkisë së Tiranës, Alba Ahmetaj: Ceremonia ishte simbolike! Komunitetet fetare: Feja dhe ligji e ndalon

TIRANË- Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, dashurinë e tyre në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit.

Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, si një lëvizje simbolike për të promovuar të drejtat e LGBT+.

‘Nuk ka pastor, prift, imam që të mbështesë këtë kauzë tonën. Duhet ta gjenim mirëkuptimin diku tjetër. Mentaliteti është shumë i vështirë për tu ndryshuar. Bashkimi im me Edën nuk ka pse të jetë çështje e Shqipërisë. ‘- u shpreh Alba.

Në ceremoninë private ishin rreth 80 të ftuar, si edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro. Alba, tha se ende nuk kanë një përgjigje nga gjendja Civile, megjithëse pritshmëritë i ka negative.

'Kërkesa është bërë më datë 17. Përgjigjen e dimë cila do të jetë thjeshtë donim të ishim korrekte. Kjo nuk ka asnjë anë ligjore, ishte një ëndërr e imja dhe e Edës e cila u realizuar dje dhe tani do të vazhdojmë të luftojmë për të realizuar ëndrrat që vijonë. Do të vazhdojmë të luftojmë që ajo të jetë e ligjshme.'- tha Alba.

Për sa i përket marrjes së tarracës për ceremoninë e martesës, Alba Ahmeti tha se aplikuam fillimisht me emër të Edlirës dhe u pranuam. Gjithsesi ata pretendojnë se gjithsecili taksa pagues ka të drejtë të përdore tarracën e bashkisë.

'Bashkia është një institucion publik dhe çdo qytetar i Tiranës ka të drejtë ta përdorë. Në këtë rast vendosëm ta përdornim për të bërë lidhjen tonë në martesë dhe u bë nëpërmjet pastorëve që nuk janë laikë. Ne folëm në telefon dhe thamë se donim të martoheshim, dhamë emrin e Edës dhe kaq nuk patëm asnjë problem.'- u shpreh Alba.

Pastori që erdhi nga Anglia në Tiranë për të bekuar historinë e parë të dashurisë në vendin tonë mes së njëjtës gjini, është Andy Fitchet. Zgjedhja nuk është e rastësishme. Vetë ai kuptoi pas martesës me një grua me të cilin ka një djalë, se nuk ndihej i plotësuar dhe deklaroi publikisht se është gay, çka solli përjashtimin nga Kisha dhe kalimin e tij në shërbesa të Kishës metodiste.

'Unë jam pastor në Britani dhe administroj dy kisha. Jam i kredituar nga Bashkimi Baptist Anglez dhe i autorizuar me kishën metodistë.'- u shpreh ai.

'Unë jam i krishterë dhe jam person LGBT dhe besoj se mund të jesh të dyja njëkohësisht pa dashur të zgjedhësh.'- tha pastori tjetër.

Por ceremonia e kurorëzimit të 2 grave në tarracën e bashkisë nuk është pritur mirë nga komunitetet fetare në vend. Në një reagim, Kisha Katolike thotë se feja e ndalon martesën brenda së njëjtës gjini, si edhe ligji. Për këtë arsye, sipas Kishës, lejimi i ceremonisë është i papranueshëm ndërsa pastori i veshur si katolik, s’përfaqëson kishën katolike.

'Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën!'- thekson Kisha Katolike.

Tre kate më poshtë, policia ruante hyrjen e bashkisë në rast proteste. Kur dasma u njoftua në rrjetet sociale një ditë pasa dasmës, postimi u vërshua me gjuhë urrejtjeje.

Dy ditë përpara festës së dashurisë, më 17 maj, vajzat bënë kërkesë ligjore për tu celebruar në martesë, e cila siç Report Tv mëson u rrëzua nga Gjendja Civile, referuar legjislacionit shqiptar që nuk lejon martesën e dy personave të së njëjtës gjini.

1716149934_edliramara.JPG

Alba dhe Edlira si dhe pastori britanik që kurorëzoi dashurinë e dy vajzave në një ceremoni simbolike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Ceremonia simbolike e çiftit të së njëjtës gjini në Tiranë, Kisha Ortodokse: E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore

Kisha Ortodokse Autoqefale ka reaguar për në lidhje me ceremoninë martesore simbolike të dy vajzave në tarracën e bashkisë së Tiranës.

‘Në lidhje me martesën e së njëjtës gjini, kryer në Bashkinë e Tiranës, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njëjtin qëndrim:

Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre.

Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh (Soloni, Platoni etj.) nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.

E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin.

Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë.

Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016) .’- thuhet në reagimin e kishës Ortodokse.

Ora 17:10
Dasma e 2 vajzave në tarracën e bashkisë, Myftinia e Tiranës: Akti s’përfaqëson as fenë dhe as traditën e shqiptarëve

Myftinia e Tiranës ka reaguar pas ceremonisë së çiftit të së njëjtës gjini në tarracën e bashkisë së Tiranës.

'Myftinia Tiranë ka përcjellë me shqetësim aktin e pabazuar ligjërisht të një "martese" mes dy individësh të së njëjtës gjini të mbajtur në ambientet e një institucioni shtetëror.

Me të njëjtin intensitet, Myftinia Tiranë, përcjell edhe shqetësimin e mijëra besimtarëve dhe qytetareve të Tiranës, të cilët ndjehen të irrituar para një akti të tillë i cili nuk përfaqëson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve.

Zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshëm për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare.

Ne, këshillojmë dhe u bëjmë thirrje institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë.

Myftinia Tiranë, mbetet e angazhuar tërësisht dhe fuqimisht në mbështetjen dhe promovimin e vlerave të familjes si thelbi i shoqërive të krijuara nga Zoti i Lartësuar për mbarëvajtjen e njerëzimit.

Po ashtu mbetet e angazhuar në promovimin e çdo akti i cili synon lartësimin moral të ndërgjegjes tonë kombëtare si dhe çdo sipërmarrjeje që çon drejt mirëqenies tonë publike materiale apo shpirtërore qoftë ajo.’- thuhet në reagimin e Myftinisë së Tiranës.

Ora 12:29
Dasma e çiftit të së njëjtës gjini në Tiranë, pastorët britanikë: Jemi të krishterë dhe person LGBT! Bukur të celebrosh dashurinë mes dy njerëzve

Dy pastorët britanikë të cilët kurorëzuan dashurinë e çiftit të së njëjtës gjini në taracën e bashkisë së Tiranës, Edlirës dhe Albës thanë se ndihen shumë të lumtur që celebruan simbolikisht dashurinë e dy njerëzve që duhen.

‘Unë jetoj këtu dhe në Angli, punoj fort që të gjithë shqiptarët të kenë të drejta të barabarta. Unë jam i krishterë dhe jam person LGBT dhe besoj se mund të jesh të dyja njëkohësisht pa dashur të zgjedhësh. Ne punojmë në mënyrë ndërkombëtare për personat LGBT. Punojmë dhe më kisha dhe organizata fetare rreth e qark botës. Personat LGBT mund ta dinë se mund të jenë besimtar dhe LGBT njëkohësisht.’- u shpreh pastori.

Andy Fitchet, tha po ashtu se dje ishte një ceremoni shumë e bukur.

‘Unë jam pastor në Britani dhe administroj dy kisha. Jam i kredituar nga Bashkimi Baptist Anglez dhe i autorizuar me kishën metodistë. Dje ishte një ceremoni shumë e bukur të celebrosh dashurinë midis dy njerëzve është gjëja më e bukur që mund të bësh. Të na kërkoje të vinim në Shqipëri është shumë speciale. Hera e parë në Shqipëri por shumë herë në UK.’- u shpreh pastori Fitchet.

 

Ora 12:05
Ceremonia simbolike e çiftit të së njëjtës gjini, Kisha Katolike: E ndaluar sipas doktrinës tonë! Personi me veshjen kleriku katolik, s’ka lidhje me ne

Kisha Katolike ka reaguar në lidhje me ceremoninë simbolike martesore të çiftit të së njëjtës gjini, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj.

Sipas Kishës Katolike, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar. Kisha katolike sqaron po ashtu se personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.

‘Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini. Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që: a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar. b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë. c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.’- thekson kisha Katolike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Suela: 21/05/2024 12:56

    Ktu vriten polic,djem nenash,prostitucion e trafikant dhe ju gjykoni kush e me ke martohet.Cfar problemi keni ju qe beni shenjtoret se me ke martohet tjetri,apo do donit ta benit ju vet dhe nuk keni kellqe?Lerini ore miletin te dashurohet e shikoni hallet tuaja se ju mjaftojn.Asaj te gjores ne Shkoder i kalonte para syve babai i 3 femijeve me dashnoren 18 vjecare e ju gjykoni kto qe dashurohen dhe ende i besoni kishave e xhamive

    Përgjigju
  • Iris: 21/05/2024 01:02

    //E vjetra shembet,kohet po ndryshojne,nje jete e re po lulezon germadhash//-W.Tell/F.Schiller.

    Përgjigju
  • feridon: 20/05/2024 18:16

    nese denigrimi dhe shkatrimi ivlerave te familjes si po duket ne propoganden televizive dhe jo vetem ???? poarin ne institucione kjo duhet te jete e pa tolerueshme.Shoqeria shqiptare nuk mund dhe nuk duhet ta lejoje.FAMILJA ESHTE E SHENJTE.MORALI BAZE E SAJ .

    Përgjigju
  • Taleban hesapi: 20/05/2024 18:16

    Filluan talebanët të nxjerrin kokën. Ikni në Afganistan jo në Europë të jetoni e punoni.

    Përgjigju
    • adi: 20/05/2024 21:10

      jane ngrejt tgjith besimet ca taliban thua mysliman, ortodoks, katolik, bektashij.... futja kot dmth

    • Tirona: 20/05/2024 19:54

      O ti evropian A tu bofshin kalamojt ty si puna ktyne që u martun ktu e kam dëshir të të shof pak në sy sa i lumtur do jesh kur të martohen me të njëjtën gjini

  • Blerti: 20/05/2024 16:48

    Shemtire me te madh nuk ka! Turp per institucionet qe pranojne gjera te tilla. Kjo lloj martese ka hedh "faren" e kesaj shemtire,çfar pritet te dale ajo femije? Ato mund te bejne ça te duan me jeten e tyre,por jo te legjitimohen ufficialisht.

    Përgjigju
  • GOLI: 20/05/2024 16:20

    RAST I PESHTIRE...LIGJET E HAPSIRES JANE APSOLUTE....HAPSIRA KA DHENE MASHKULL FEMER. NEPERKEBJA E LIGJEVE TE HAPSIRES DUHET DENUAR ME VDEKJE.

    Përgjigju
  • Gogi: 20/05/2024 13:34

    E frikeshme. Mjafton te shohesh pamjen e femijes qe eshte e tromatizuar. Turp dhe faqja zeze.

    Përgjigju
  • asolingo: 20/05/2024 13:34

    Ok te martohen po femija ....i japin ikone ...uf...

    Përgjigju
  • Toni: 20/05/2024 13:16

    Vk, Gaylords for life

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar

Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar