Cërrik, sekuestrohen 740 kg duhan
në treg informal, largohen fermerët

Cërrik, sekuestrohen 740 kg duhan<br />në treg informal, largohen fermerët
ELBASAN -  740 kilogramë duhan i grirë u sekuestrua në tregun informal të ngritur në sheshin pranë kryqëzimit të Cërrikut, ndërsa fermerët që e tregtonin atë braktisën sasinë e madhe të mallin sapo panë policinë.
 
Dega e Doganës Elbasan në bashkëpunim me strukturat e Anti-kontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Crown Agents, të mbështetur nga Policia e Shtetit, zhvilluan sot në orët e para të mëngjesit një operacion në tregun informal të duhanit, në kuadër të aksionit kombëtarë kundër informalitetit.

Gjatë kontrolleve policia gjeti dhe konfiskoi 740 kilogramë duhan të grirë, i ambalazhuar në qese plastike dhe gati për shitje.

Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Doganës u bën apel fermerëve, prodhuesve e tregtarëve të duhanit që të regjistrohen në institucionet përkatëse, të paguajnë taksat dhe të kryejnë pas kësaj veprimtari të ligjshme të prodhimit e tregtimit të mallrave që paguajnë akcizë.

Redaksia Online
(e.g/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate