/ATSH- I. Vata/-Kandidati i "ASHE" për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, ka premtuar se bashkia e re e Cërrikut do të ketë shumë projekte dhe plane konkrete dhe padyshim, do të jetë një prioritet punësimi i grave dhe vajzave te këtij qyteti.
Kandidati i përbashkët i "Aleancës për Shqipërinë Europiane" për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, i shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim e rrethit, Mesila Xhelili, si dhe personalitete të së majtës, ka zhvilluar një bashkëbisedim me vajzat dhe gratë e qyteti të Cërrikut.
Toska ka premtuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore e bujqësore, qe do të jenë në listën e planeve konkrete dhe afatgjata të Bashkisë së re dhe se Bashkia e re do të ndjekë politika të qarta, të cilat do të synojnë gjenerimin vendeve të reja të punës dhe veçanërisht për rritjen e punësimit për gratë dhe vajzat.
"Duke vlerësuar nismën për forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe përfaqësimin e saj me 50 % në Këshillin Bashkiak, Toska premtoi për një vëmendje më të madhe ndaj problematikave dhe për zgjidhjen e tyre. Gratë do të marrin atë që meritojnë, sepse ato janë heroina. Do të dëgjohet zëri i tyre, do të merren vendime në interes të tyre dhe do të më kenë mbështetje për çdo problem. Bashkia e re e Cërrikut do të ketë shumë projekte dhe plane konkrete dhe padyshim do të jetë një prioritet punësimi i grave dhe vajzave", tha Toska.
Në vijim të takimeve elektorale, Toska i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Bordit të Kullimit, Astrit Xhelili, pasi inspektoi nga afër kanalin vaditës të Banjës, i lënë në harresë prej vitesh, u premtoi banorëve të kësaj zone se do të ndërhyjë urgjentisht për restaurimin e këtij kanali vaditës, madje edhe para zgjedhjeve të 21 qershorit.
/Shqiptarja.com