Pak ditë më parë shpërtheu çështja e kapitenit Amir Rrahmani, i cili njoftoi se nuk pranon të grumbullohet për ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak të sulmeve që ka patur nga drejtuesit e federatës. Që prej atij momenti Kosova nuk po gjen qetësi.
Shumë media kanë shkruar se Edon Zhegrova nuk ka marrë ftesë nga trajneri Foda, ndërsa përveç këtij të fundit ka nisur edhe një bojkot nga disa lojtarë. Figura kryesore të përfaqësues ‘dardane’ si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Valon Berisha, Florent Muslija dhe Arijanet Muriç nuk do të grumbullohen, pasi qëndrojnë krah Amir Rrahmanit dhe janë kundër drejtuesve të federatës.
Mbetet për t’u konfirmuar këtë javë kur të publikohet lista me të grumbulluarit nëse këto raportime janë të vërteta, por sidoqoftë situata me Amir Rrahmanin ka përçarë Kosovën.
-
Federata ësht ajo qe vendos per vitamin e me tejshem jo futbollistet , lojtari ka per detyr dhe per nder me bo loj dhe jo me bo grupacjone dhe me bo ligje , federata duhet me bo fiesen se cilit dhe ata qe nuk jan Prozent ne mbledhjen e federates te pejashtohen kush do qejan dhe sa do qe jan , kosova ka mjaft lojtar dhe ne duhet te kuptojm nje jer dhe pergjithmon qe lojtari nuk mun me ba ligjin dhe pik ,pa marr parasysh se kush ka drejt.
Përgjigju -
Uroj qe te mos jene te verteta keto lajme por hese jane Kosova te vazhdoje pa ata .Ky geni veteshkaterrues i shqiptareve eshte per te vajtuar .sapo harrijme nuefare suksesi fillojme e biem je shkelm .siduket jemi popull i mesuar me deshtime e ndihemi rahat vetem kur punet na shkojne keq .
Përgjigju-
Futbollistet sado te mire nuk duhet te dalin mbi federaten .Deri tani nuk ka asnje fakt se federata i ka hyre ne hak Rrahmanit , rashices apo te tjereve . Perkundrazi eshte treguar zemergjere sepse me ate qe beri Rrahmani ne Rumani kur braktisi ndeshjen rrezikoi perjashtimin e Kosoves nga aktivitetet nderkombetare .Federata perfaqeson levizjen futbollistike ne Kosove dhe drejtuesit e saj nuk hiqen apo vihen sipas qejfit te futbollisteve te kombetares sado te mire qe mund te jene .
-
Më duket se problemi është më i thjeshtë. Nuk ka të bëjë me genin vetëshkatërrue, por me një konflikt të më shumë se gjysmës së ekipit, me drejtuesit e federatës. A nuk është më mirë të largohen drejtuesit e federatës se sa "të vazhdojmë pa futbollistëst kryesorë ", siç thotë zonja Alba?
-
-
Si ne Kuvendin e Kosoves, njesoj.
Përgjigju








Komente
Komento