
Sali Berisha iu rikthye sërish çështjes së Belinda Ballukut në konferencën për mediat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i ushtron presion Gjykatës Kushtetuese. Kreu i PD thotë se Rama ka vetëm hallin e tij dhe po përpiqet të mbrojë veten.
Berisha aludoi se kërcënime dhe metoda të tjera kriminale po përdoren nga mëngjesi deri në darkë në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, e cila më datë 12 dhjetor pritet të vendosë përmes Mbledhjes së Gjyqtarëve nëse ankimi i kryeministrit do të kalojë ose jo për shqyrtim.
“Sulmet ndaj Kushtetueses në këtë çështje janë të pa para ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Kërcënimet dhe metoda të tjera kriminale po përdoren nga mëngjesi deri në darkë, për shkak të tyre gjykata në kundërshtim me çdo ligj dhe precedent pranoi të shqyrtojë kërkesën. U dha edhe kohën e mjaftueshme për të ushtruar të gjitha format e presionit. Mbetet vetëm fjala dhe guximi juaj për të folur për vete për çdo shqiptar kudo që është, për mbarë europën dhe botën. Kjo përpjekje tij për të mbrojtur veten përmes Kushtetueses, do ketë pasoja direkt mbi të. Se populli shqiptar s’do ta pranojë kurrë një turpërim të tillë. Mashtrimi i tij duke cituar ditë më parë Komisionin e Venecias mori përgjigjen më të merituar nga ekspertë të shqyrtuar se ky komision nuk ka asnjë paragraf në të cilin të shprehet se nuk mund të pezullohet ministri. Tani nuk e përmend më, duket se ka pasur reagime. Tani ka vetëm hallin e tij, por hallin e tij e ka krijuar vetë duke urdhëruar Ballukun, duke e bërë bashkëpunëtore në krim, Rama është pa kurrfarë mbrojtje. Ajo e ka marrë vendimin do të të marrë me vete. Vlerësoj reagim e shoqatës së gjyqtarëve si një reagim në mbrojtje të ligjit dhe kushtetutës”, tha Berisha.
Ironia është se Berisha akuzon Ramën për sulme e presione, por duket se harron sulmet e tij të përjavshme para derës së SPAK në drejtim të Altin Dumanit apo Irena Gjokës.
Lajmi kryesor:
Berisha: Tërhiqemi nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, lojë e Ramës për të zgjedhur Endri Shabanin











