Partia Demokratike insiston sërish që pa u mbyllur viti, të mblidhet Këshilli për Mandatet e Imunitetin për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Ballukut.
Në një shkresë dërguar Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit këtë të hënë, anëtarët opozitarë në këtë këshill kërkojnë që mbledhja të mbahet nesër dhe Kuvendi të njoftojë zyrtarisht edhe Ballukun.
PD thotë se koha prej 2 javësh që nga 16 dhjetori kur u mbajt mbledhja e parë, është e mjaftueshme për njohjen me dosjen dhe aktet e vëna në dispozicion nga SPAK ndërsa akuzon se gjatë kësaj kohe Balluku po intimidon dëshmitarë e prish prova.
Kjo është hera e tretë që PD kërkon mbledhje, pasi 2 kërkesat e mëhershme të saj u refuzuan nga PS e cila siç kreu i tyre Rama ka deklaruar do të presë derisa të vendosë gjykata Kushtetuese mbi masën e parë të SPAK ndaj Ballukut, pezullimin nga funksionet në qeveri. Seanca për shqyrtimin e ankimit të Ramës do të zhvillohet më datë 22 janar në Kushtetuese.

(Klikoni linkun e dokumentit të plotë)
Komente












