Çështja 'Becchetti', PD kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për mosngritjen e Komisionit Hetimor, Duma: Rama ka frikë të hetojë, nuk ndalemi

PD ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për vendimin e Kuvendit për mosngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen 'Becchetti". Në një deklaratë për mediat, Grida Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka frikë të hetojë këtë çështje, duke e bërë atë përgjegjës për dëmshpërblimin prej 120 mln euro që shteti shqiptar duhet t'i paguaj Becchetti-t, me vendim të gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi.

Duma thekson se ngritja e një Komisioni Hetimor nuk ka nevojë për miratimin e asnjë force politike, duke theksuar se PD do t'i shkojë deri në fund kësaj çështje.

"Fitorja e parë e PD është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor pasi është e qarët që është çështje e humbur. Komisionet hetimore nuk kanë nevojë për miratimin e asnjë force politike. PD nuk mund të ndalojë me një fitore publike e mediatike, që për këtë çështje Rama ka frikë të hetojë pasi është shkaktar përgjegjës për 120 mln euro, për të cilat komisioni hetimor po vonohet,por megjithatë nuk do të pengohet. 120 mln eurro i arbitrazhit ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë, ku shkaktar është Rama pasi politika merr hak ndaj një medie. Kjo është çështja dhe ne do luftojmë që shqiptarët mos të paguajnë 120 mln euro, por ta paguajnë shkaktarët, Rama and co", tha Duma.

PD ka 2 kërkesa për Gjykatën Kushtetuese: 
1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes sw Komisionit Hetimor Becchetti. 

Më 14 tetor, Kuvendi vendosi që të miratonte ngritjen e komisionit hetimor për "25 prillin"  me 123 vota pro, dhe rrëzoi, ashtu siç kishte paralajmëruar Rama, komisionin për "Becchettin" me 46 vota pro dhe 77 kundër.  PS e ka konsideruar ngritjen e këtij Komisioni Hetimor se është në kundërshtim më ligjin. Sipas PS ky Komision Hetimor nuk mund të ngrihet, pasi cenohet interesi i Shqipërisë teksa vendi është ende në proces gjyqësor për çështjen dhe ka një vendim të një gjykate Arbitrazhi se me një klauzolë konfidencialiteti dhe nuk mund të publikohen dokumente të procesit. Sipas PS kjo çështje nuk mund të bëhet objekt i një debati publik, siç ndodh në një komision parlamentar hetimor.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 25/10/2021 21:29

    Grida lafsha, o pjeshk e kuvendit.

    Përgjigju
  • Bilua: 25/10/2021 12:27

    Grida shko be llape dhe mos e nda hajdarin.

    Përgjigju
    • O tej: 25/10/2021 16:55

      Nuk nginjet bachell Grida as me llap as me hajdar, don nje tranverse treni

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon