Berisha printon shkrimin e ‘New York Times’ por 'nuk e lexon': Fundosi Ramën! Në botim rrëzohet akuzat për ryshfet dhe fshehje të takimeve

Berisha printon shkrimin e ‘New York Times’ por 'nuk e lexon': Fundosi Ramën! Në botim rrëzohet akuzat për ryshfet dhe fshehje të takimeve

Ish kryeministri, Sali Berisha

Sali Berisha ka dalë sot me një ‘printim të shkrimit’ të sotëm të New York Times, por qartë fare ka treguar se ai nuk e ka lexuar. Ai e ka konsideruar si një ‘goditje përfundimtare’ ndaj Ramës këtë shkrim pasi sipas tij tregon aferën korruptive të McGonical me Ramën, se sipas tij janë paguar 225 mijë dollarë për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Për të dyja këto akuza të Berishës New York Times e ka një përgjigje të qartë. Në shkrim thuhet konkretisht se 225 mijë dollarët ishin një borxh dhe se në fakt çështja e lobimit të Muzin në PD ishte deponuar nga vetë ky i fundit në Departamentin e Drejtësisë, disa ditë para se ajo të bëhej publike në Shqipëri por edhe të raportohej nga McGonigal në këtë institucion.

Berisha e tundit si ‘provë’ atë që më parë e kishte quajtur ‘letër higjienike’, kur shkruante për Shkëlzen Berishën.  Berisha edhe sot, u justifikua para gazetarëve se e ka cilësuar letër higjenike pasi nuk plotësoi kërkesën e tij për përgënjeshtrim ndaj akuzës së Shkëlzen Berishës, djalit të tij i cili sot është nën hetim nga SPAK për të njëjtën çështje. Çështjen McGonigal e ka cilësuar si aferë, me "provën" që mbante në duar, të cilën dikur e shihte si letër higjenike.  

 ‘New York Times’ e bën gjithashtu të qartë se z. McGonigal ka përdorur kredenciale zyrtare, emailin zyrtar dhe telefonin zyrtar për të komunikuar me Ramën dhe qeverinë shqiptare dhe kjo është shumë e qartë se ai nuk kishte si qëllim ta fshihte këtë marrëdhënie.

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar me dezinformimin se hetimi që ka nisur ndaj agjentit të FBI-së, me kërkesë të kongresmenëve dhe kërkesës me informacion për të nga senatori amerikan, është një bombë për Edi Ramën. 

“Kongresi është përqendruar në hetim të plotë të aferës McGonigal. Kanë vendosur të hetojnë çdo regjistrim personal të McGongal, përfshirë çështjet e tij të historisë së punës vlerësimit, sigurisë dhe dokumentet e lidhura me to. Çdo lloj dokumenti sekret kur email-et e Ramës kanë shkuar për McGonigal.

Sot Edi Rama ka një lajm tjetër. Është personazh kryesor në ‘Neë York Times’. Ia boton edhe këtë fotografi. Ia kanë përzgjedhur edhe fotografinë për t’iu përshtatur Edi Ramës.

Gazeta më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare. Në këtë mënyrë, Edi Rama është turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të. Në kuptimin moral. Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljes së tij, e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë. Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme.”- thotë Berisha.

Sali Berisha nga selia blu ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim, për të cilën tha se ka qenë promotore e tenderave korruptive pa garë, duke renditur koncesionin e Skavicës, koncesionin e Butrintit e TEC-in e Vlorës.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në një shkrim tjetër, New York Times shkroi se nuk ka asnjë tregues që të provojë edhe akuzën tjetër ndaj McGonigal se punonte për oligarkun rus, Oleg Deripaska gjatë kohës që ishte në detyrë. Pra kjo akuzë e ngritur ndaj Mc Gonigal mund të bie pasi nuk provohet asnjë lidhje e tij me oligarkun rus gjatë kohës që ishte shefi i sektorit të kundërzbulimit në FBI.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës në kohën e komunizmit, dhe mosdeklarim të shumës së dollarëve, për të cilat ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Berisha sulmon sërish ambasadoren e SHBA-së: Yuri Kim ka qenë promotore e tenderave korruptivë pa garë

Sali Berisha nga selia blu ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim, për të cilën tha se ka qenë promotore e tenderave korruptive pa garë, duke renditur koncesionin e Skavicës, koncesionin e Butrintit e TEC-in e Vlorës.

‘Në mbështetjen e verbër të këtij regjimi, Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur. Në dy aspekte, e them dhe do ta them. Në përpjekjen e saj antikushtetuese dhe antidiplomatike për të shkatërruar opozitën. Dhe kjo është në një zinxhir deklaratash. Por ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha. Ndër të tjera, i thotë një deputeti të PD-së, si mesazher: shko dhe thuaji, nëse deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë ose atë, ndaj fëmijëve të tij dhe atij, do merren këto masa.

I përgjigjemi, mos pritni nesër, merrini sot.Nëse u kujtohet, Lul Brava u thoshte bashkëpunëtorëve të tij se do e pësojnë keq fëmijët e tij apo ai.  Ajo ka tejkaluar çdo limit në këtë aspekt. Por ajo ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, promotore e bizneseve pa tender të hapur dhe ato jana baraz me korrupsion.

Ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavicës pa tender. Ajo ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender. Ajo ka mbrojtur koncesionin për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në gaz, që kushton 120 milionë euro, kur ndërtimi kushtoi 110 milionë.

Unë kam punuar shumë që kompanitë të vijnë në Shqipëri, por nuk kam pranuar kurrë të vijnë pa tender të hapur. Pse? Sepse Bechtel është një gjigant në ndërtim, por SHBA kanë gjigantë të tjerë në ndërtim dhe ardhja e tyre në tender është në interesin e shqiptarëve që do zgjedhin ofertën më të leverdishme.

Unë e quaj akt të mirëfilltë korruptiv Butrintin. Pse e them këtë për Rothschild-ët? Sepse kanë qenë gardianët më kryesore të këtij parku, kanë bërë promovim të shkëlqyer të parkut. Kanë krijuar fondacionin. Por kishin një gjë, ruajtja e tërësisë së parkut. Unë jam dëshmitar i demarsheve që bënin ata kur bëhenin ndërtime në zonën e parkut. Sepse ata kishin konceptin e tërësisë së parkut.

Ndërsa në këtë koncesion, Fondi mori qytezën, Rama mori Kepin e Stillës. Shqipëria u gjymtua tërësisht Parku i Butrintit. Parku nuk ishte vetëm qyteza. Në Kepin e Stillës ka një mrekulli natyrore.

Zonja e ka përkrahur me gjithë forcën këtë gjymtim. Kur diplomatët tanë ia kanë ngritur zotit Riker çështjen e Portit të Durrësit, në atë takim zonja ka mbajtur një qëndrim absolutisht në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Ka thënë se po merret FBI me këtë problem. Çka më bën të dyshoj se ka qenë McGonigal edhe në këtë aferë.’- tha Berisha.

Ora 13:00
Berisha me dy standarde, NYTimes ishte letër higjienike kur shkroi për ‘Gërdecin’ dhe ‘provë’ për Ramën: S’plotësoi kërkesën time për përgënjeshtrim

Ish kryeministri Sali Berisha edhe kësaj radhe flet me dy standarde. Edhe pse sot e cilëson si një ndër faktet më të mëdhaja ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama dikur kur shkroi për Gërdecin, Ny Times ishte thjehst një letër higjenike dhe jo një media prestigjioze. Berisha edhe sot, u justifikua para gazetarëve se e ka cilësuar letër higjenike pasi nuk plotësoi kërkesën e tij për përgënjeshtrim ndaj akuzës së Shkëlzen Berishës, djalit të tij i cili sot është nën hetim nga SPAK për të njëjtën çështje.

“Në atë kohë, NyTimes shkroi në artikullin e saj një trillim banal për Shkëlzen Berishës, të pavërtetë që është faktuar me gjykatë amerikane 100% i pavërtetë. Ai citonte Devirolin, ky i fundit ka deklaruar se ka gënjyer për djalin tim me qëllim që të më dëmtonte mua. Dhe unë, si një gazetë serioze që është, marr në telefon një mikut tim dhe më thotë adresën e zv kryeredaktores. Unë i dërgova përgënjeshtrimit se aty s’kishte asgjë. Gazeta nuk botoi përgënjeshtrimin. Gazetat të cilat shpifin dhe nuk botojnë përgënjeshtrimin, meritojnë çdo epitet. Kjo ka qenë, kurse NYTimes, është në sintoni me të gjitha mediat e mëdha të botës, për McGonigal dhe Ramën. Në këtë rast s’po bën zbulim thjesht po thotë të vërtetën.”- tha Berisha.

Ora 12:40
Berisha: Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës! Gjetjet e komisionit hetimor do ua çojmë autoriteteve në SHBA

Sali Berisha në një konferencë për mediat thotë se largimi i Edi Ramës është kush dhe domosdoshmëri jetike për vendin. Sipas Berishës, Rama nuk njeh gjuhë tjetër veçse frikës. Sa i takon kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor, Berisha tha se gjetjet e tij do t’ja çojnë autoriteteve të SHBA.

‘Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës. Populli do i tregojë frikën. Ai nuk mund të qëndrojë më. Ai ka turpëruar çdo shqiptar. I ka futur thikë pas shpine, në fushën më sensitive, partnerit kryesor të Shqipërisë dhe kryeaksionerit, liderit në fushën e paqes dhe sigurisë botërore.

Edi Rama nuk mund të qëndrojë duke mohuar dhe duke mashtruar shqiptarët se nuk ka lidhje me mua. Nuk mund të mohojë kur emri i tij është 14 herë në aktpadi. Ndërkohë u depozitua në parlament kërkesa për hetim parlamentar, e firmosur nga 43 deputetë. Ata kanë deklaruar se nuk do e pranojnë, por i garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti.

Komisioni do japë një kontribut të madh në hetimin e këtij problemi. Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA. Sikundër komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta.

Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më të ndryshmet. Duhet të saktësohet se çfarë arsye kanë pasur takimet e tij me SPAK-un e partisë, çfarë kërkesash ka shtruar McGonigal në SPAK-un e partisë ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës? Kush e shoqëronte atë? Cilat janë lidhjet? Komisioni hetimor parlamentar është jetik për Shqipërinë. Kjo është një ngjarje nga më të rëndat në historinë e vendit.’- tha Berisha.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/02/2023 02:33

    Mbeti Amerika per gjetjet e komisionit tend alla Vicidol! Kur ti u thua /miremengjes/,ata te kane thene /naten e mire/.

    Përgjigju
  • S'ka problem: 03/02/2023 17:13

    e ka filluar me historin e XHOU MEGOUT per arin shqiptar dhe po e mbyll me wester amerikan

    Përgjigju
  • ,,ledi: 03/02/2023 15:56

    Njeriu qe rren sy per sy githe jeten.Fundi i ketij mashtruesi do jete burgu i Recit

    Përgjigju
  • Dalipi: 03/02/2023 15:14

    O sali o kok lop ngele duke i ber shqiperis gropen

    Përgjigju
  • O Sali: 03/02/2023 14:43

    O bajge lope shko ne te Sheqeres aty ke vendin o gjakpires.

    Përgjigju
  • Anda: 03/02/2023 13:13

    Ky Berisha shkrete ,sdi me ca te flase qe te terheqe vemendjen dhe del e merret me budallalleqe .Koha ecen skthehet pas!

    Përgjigju
  • Jeta: 03/02/2023 13:12

    Qenka sheruar plakush Saliu,ishalla nuk i bie infarkt te shkretit nga emocioner

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë