U pushua çështja, Gjykata e Lartë urdhëron rigjykimin e Florenc Çapjas në Gjykatën e Elbasanit për atentatin ndaj ish-efektivit Mema! Dyshohet se fshihet në Dubai

U pushua çështja, Gjykata e Lartë urdhëron rigjykimin e Florenc Çapjas në Gjykatën e Elbasanit për atentatin ndaj ish-efektivit Mema! Dyshohet se fshihet në Dubai

Fadil Mema dhe Florenc Çapja

TIRANË- Një tjetër gjykim hapet për Florenc Çapjan në drejtësinë shqiptare. Gjykata e Lartë ka zhbërë një vendim të Apelit të Durrësit që pushoi çështjen ndaj Çapjas, lidhur me atentatin e planifikuar ndaj Fadil Memës.

Çapja është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi SPAK kërkon dënimin e tij me 25 vite burg për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në 2012.

Pasi u pushua çështja ndaj tij në 2019, Çapja u lirua nga qelia dhe nuk ndodhet më në Shqipëri. Ai dyshohet se fshihet në Dubai, një vend ku strehohen kriminelët dhe shumë i vështirë për të arritur marrëveshje ekstradimi.

Trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni shqyrtuan rekursin e Prokurorisë, që kundërshtonte pushimin e çështjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës, ish efektivit të rrugores. Gjykata e Lartë vendosi t’ia rikthejë çështjen gjykatës së Elbasanit në seancë paraprake.

“Prishjen e vendimit nr. 3096 (13-2019-6955), datë 20.11.2019, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan dhe vendimit nr. 10-2020-480 (76), datë 14.04.2020, i Gjykatës së Apelit, Durrës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan – gjyqtari i seancës paraprake, pranë kësaj gjykate.”

Më datë 20 nëntor të vitit 2019, gjyqtari i Elbasanit Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes për Florenc Çapjan, duke e liruar këtë të fundit nga qelia. Në atë kohë, gjykata u shpreh se nuk ka prova të mjaftueshme për ta implikuar Çapjan në këtë ngjarje. Vendimi për pushim u mor në seancën paraprake, ku gjykata duhet të vendoste kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Vendimi që u mor nga gjykata e Elbasanit u la në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit, konkretisht nga gjyqtarja Anita Mici në 14 prill të vitit 2020. Edhe gjyqtari Tomor Kullolli dhe gjyqtarja e Durrësit Anita Mici janë shkarkuar nga Vettingu.

Në atë kohë, prokuroria ngriti akuzat “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, ndaj Çapjaas. Bëhet fjalë për një atentat që i është bërë Fadil Memës në vitin 2006.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pasurive, Rama: Nis puna në shtator për referencat e reja! Në thelb është amnisti, bashkitë të flasin me qytetarët! Është shansi i fundit

Rivlerësimi i pasurive, Rama: Nis puna në shtator për referencat e reja! Në thelb është amnisti, bashkitë të flasin me qytetarët! Është shansi i fundit