'Çështja që përplasi prokurorin Ndoja me Ramën e Braçen'/ Pushohen hetimet për ish- kreun e Kadastrës së Durrësit i akuzuar për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka pushuar hetimet për ish- kreun e Kadastrës, Liridon Pula, i akuzuar për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se është pranuar kërkesa për pushimin e hetimeve edhe për shefen e zyrës Juridike, Lusiena Kola, me argumentin se veprimet e marra nga ana e Prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ishin arbitrare dhe të kundërligjshme.

Çështja ndaj Liridon Pulës u vendosr në qendër të vëmendjes, që solli reagime të shumta edhe nga ana e qeverisë. Në seancën e parë gjysqësore të zhvilluar ndaj tij ka qenë i pranishëm ish. zv kryeministri Erion Braçe i cili tha se ky është një  presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës, për shkak se Pula nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë.

Prokurori Arjan Ndoja është akuzuar edhe nga kryeministri Edi Rama se vepron në shërbim të grupeve kriminale, dhe u bën presion zyrtarëve nga ku erdhi edhe ligj special kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, por që janë ende në sistemin e drejtësisë. Rama e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si 'KÇK', prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij e dinë se nuk dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe po ecin me parimin (Kap çfarë të kapësh) deri kur të shkarkohemi. 

Kujtojmë që prokurorit Arjan Ndoja i është bërë një atentat më 1 nëntor, ku mbeti i vdekur shoferi i tij. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër