Çështja Vollga/ PD kërkon hetimin e deputetit Çyrbja por çështja është verifikuar në 2017

Çështja Vollga/ PD kërkon hetimin e deputetit Çyrbja por çështja është verifikuar në 2017

Jurgys Çyrbja

Publikimi nga gazetarja Klodiana Lala i disa bisedave të përgjuara mes deputetit të PS Jurgys Çyrbja (ish-kryeregjistrues në Durrës) dhe Gilmando Danit(i arrestuar), ku bisedonin për hetimet që kishte nisur prokuroria për çështjen e ish-hotel ”Vollga”, solli dhe reagimin e menjëhershëm të Partisë Demokratike. Kjo e fundit nëpërmjet deputetit të saj Enkelejd Alibeaj, nuk vonoi dhe një ditë më pas sulmoi politikisht deputetin Çyrbja dhe maxhorancën në tërësi se ishte e lidhur me krimin dhe se një ndër njerëzit që duhet të hetohej dhe arrestohej ishte pikërisht deputeti i Durrësit Jurgys Çyrbja.

Në datën 18 gusht 2018 Alibeaj bëri këtë deklaratë duke pohuar:”…sot, kamikazët e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Krimeve të Rënda duhet t’u thonë shqiptarëve se përse ligji nuk vepron mbi deputetin e Ramës dhe përse Jurgis Çyrbja nuk është në burg, njësoj si Emiljano Shullazi. Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria zbatimin e ligjit duke sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurgis Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit…”. Nëpërmjet kësaj deklarate PD kërkoi nga prokuroria fillimin e një procedimi penal kundër deputetit Jurgys Çyrbja. Por në fakt a ka pasur ndonjëherë dhe a është hetuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda Jurgys Çyrbja për këto akuza të bëra gjatë kësaj kohe nga Partia Demokratike?

Të interesuar pranë prokurorisë rreth këtyre akuzave, “Shqiptarja.com” mëson se deputeti Jurgys Çyrbja është hetuar njëherë për këto akuza nga prokuroria dhe nuk ka rezultuar që të ketë prova për shpërdorimin e detyrës së tij, gjatë kohës kur ka shërbyer si ish-kryeregjistrues në hipotekën e Durrësit. Mësohet se hetimi ndaj Çyrbjes ka nisur nga dy prokurorët e çështjes Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, në prill 2016 për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Përgjatë një viti Çyrbja mësohet të jetë hetuar në shumë drejtime, përfshirë këtu takimet me biznesmenin Ylvi Beqja, procedurën e rregjistrimit në hipotekë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, përplasjet me zyrën qëndrore të Hipotekës në Tiranë dhe ish-kryeregjistruesin e përgjithshëm të asaj kohe Ilirjan Muho. Nga të gjitha verifikimet hetimore ka rezultuar se Çyrbja ka qënë korekt me detyrën e tij si ish-kryeregjistrues, pasi të gjitha direktivat i ka marë nga zyra qëndrore për rregjistrimin në hipotekë të ish-hotel Vollga në Durrës.

Nisur nga grumbullimi i një sërë dokumentash dhe faktesh, dy prokurorët që kanë nisur çështjen për Jurgis Çyrbjan,kanë vendosur që ti njoftojnë këtij të fundit pushimin e hetimeve të procedimit penal me nr. 26 të filluar në vitin 2016. Vendimi i pushimit të hetimeve është marrë në 24 prill 2017, dhe me këtë vendim janë njohur të gjitha palët në proces. Vetë deputeti Çyrbja ka dhënë disa herë dëshmi gjatë hetimeve të kryera, ndërkohë gjatë një statusi në FB në 18 gusht 2018 Çyrbja deklaroi se: “…gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë. Dua te informoj publikun se kjo është një çështje e hetuar nga Prokuroria, ku unë kam dhënë të gjithë informacionet dhe dëshmitë”.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hyqmeti: 01/09/2018 18:47

    LUFTE KLANESH KRIMINALE NE PS PERDERI SA HOTEL VOLLGA DO QENDROJE PA ZOT KJO DO TE THOTE QE SHULLAZERIA E DAKOS E CYRBET E PS JANE NE LUFTE NJERI ME TJETRIN MJER KY POPULL CFARE PO I SHOHIN SYTE DHE MJER AI OSE AJO GAZETAR QE MERRET ME VRASESIT DHE KRIMINELET E PS

    Përgjigju
  • Fredi: 01/09/2018 10:00

    Sa shume rastesi kane keta te rilindjes. Ketyre ju bihet ne qafe kot, jane per gjynah. Po si nuk e ha mortja Ramen qe nuk u.ngop akoma nga Shullezerit. Sa vete nodhen te denuar neper burgjet shqiptare per shume me pak se kaq? Plus qe prove me te forte se ky pergjim prokuroria nuk kishte perse kerkonte dhe nuk i nevojitej per ta mbajtur nen masen arest me burg Cyrben. Rezultati? Goditen me arme femijet e gazetares qe guxoi tregoi te verteten e frikshme.

    Përgjigju
  • Genti: 01/09/2018 09:35

    E njoh mir këtë çështje. Z.Çyrbja,tepër korrekt me ligjin por dhe me popullin e ndryshëm. Më vjen keq për opozitën në këtë rast,pjesë e cilës jam dhe un.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit