CEZ/ Bie për 4 vota kërkesa e PD 
për prokurorë të huaj, Meta votë pro

CEZ/ Bie për 4 vota kërkesa e PD <br />për prokurorë të huaj, Meta votë pro
TIRANE - Kuvendi rrëzoi me 54 vota kundër, 50 “pro” dhe 12 abstenim, kërkesën e Partisë Demokratike për kalimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për hetimin ndërkombëtar të aferës së CEZ. Edhe pse e rrudhur ndjeshëm në vota, nisur edhe nga qëndrimet e ndara mes PS-së dhe LSI-së, për çështjen e hetimit ndërkombëtar, mazhoranca ia doli të ruajë shumicën, ndonëse ra në 54 vota. PS votoi në bllok kundër kërkesës së demokratëve, duke e cilësuar atë si antikushtetuese dhe në shkelje me rregulloren e Kuvendit, ndërsa vetëm një votë, ajo e Antoneta Dhimës, ka shkuar abstenim.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka votuar me 9 vota “pro” kërkesës së PD, 1 kundër dhe 11 vota abstenim. Vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta ka votuar “pro” kërkesës së demokratëve, siç edhe pat paralajmëruar më parë. Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Luan Rama, etj, kanë votuar gjithashtu për kalimin e projektligjit. Por LSI nuk ka qenë e unifikuar në qëndrim.

Spartak Brahos po ashtu ka votuar kundër kërkesës së PD-së, ndërsa 11 deputetë të LSI kanë abstenuar. Vendim ky që ndikoi dhe në rrëzimin e kërkesës së PD-së. Votë tjetër abstenuese nga radhët e mazhorancës, ishte edhe ajo e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule. Ndërsa deputetët e PDIU, nuk kanë marrë pjesë në votim. 

Ndërsa nga kampi i djathtë ra në sy mungesa në votim e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se qëndrimi i mazhorancës është i diktuar nga kreu i qeverisë. Ndërsa në fund kërkoi që të paktën propozimi i PD-së të futej në kalendarin 3-javor të punimeve parlamentare. Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi tha se hetimin ndërkombëtar e ndalon Kushtetuta dhe 6 vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Votuan pro:
Robert Britri LSI
Gjovalin Bzhetaj (pa grup)
Silva Caka LSI
Agron Çela LSI
Monika Kryemadhi LSI
Kejdi Mehmetaj LSI
Bedri Mihaj LSI
Ilir Meta LSI
Luan Rama LSI
Vangjel Tavo LSI
Petrit Vasili LSI

proce

Ora 18:08 Paloka: Votoni që të hetojmë dhe këta tanët!
Sot treguat gjithçka. filloi dje me deklaratë ne Ramës dje dhe u bërë të qartë për të gjithë shqiptarët. Është një çështje që keni deklaruar se kërkoni ta hetonin edhe sot gjithë ditën keni thënë të hetohet është fajtor Berisha është fajtor Ridvani. Ndërkohë që me votë e keni ndaluar hetimin e kësaj çështjeje. E kupton edhe më idioti pse është ndaluar. Votohet në parlament që të bllokohen hetimet për çështje penale. keni mundësitë me votat tuaja. Të hetoni ju dhe të hetohen edhe këta tanët që janë fajtor. T’i hetojmë bashkarish. Berishën, Metën dhe Ramën që u dha urdhër nga SHBA që ta mbyllni këtë çështje. Ju deri sot keni akuzuar drejtësinë, deri dje ishin të korruptuar. Çështja është procedeuralae vota juaj është politike. Nëse nuk do të lejohet me justifikime absurde tregoni futeni në kalendarin tre javor. Fotoni që formalisht të hyjë në kalendarin tre javor.
 
Ora 18:12 Ruçi: Nuk na lejon Kushtetuta
Kolegu i opozitës për ironi të fatit vjen nga Çekia dhe mendova mos ka ndonjë haber. Por meqë nuk paska grupi i PS-së voton kërkesën. Nuk na lejon Kushtetuta dhe 6 vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

PD insiston: Hetim ndërkombëtar Ruçi: Të jemi më serioz me të huajt!

Që marrëveshja e CEZ me DIA do të hetohet  kjo është e sigurt por  nëse do të jetë një hetim ndërkombëtar apo jo, në këtë pikë palët politike ndahen në qëndrime. Socialistët rikonfirmuan përmes kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi deklaratën e kryeministrit se vendi ynë i ka mekanizmat e duhur për ta kryer këtë hetim.

“Zotërinj të nderuar, PS është për hetim të gjithçkaje edhe të kësaj çështjeje, por është për një hetim të gjithanshëm, të ligjshëm, kushtetues dhe jo selektiv siç kërkoni ju: kjo dhe kjo se të tjerat jemi ne. Prandaj nëse do t’i referohemi që nga privatizimi i CEZ-­it, për të cilin ne nuk jemi prononcuar dhe koha tregoi se ky privatizim dështoi. Këto janë çështje që kërkojnë hetim, përse është bërë, si është bërë. Ju (Berishës) keni ushtruar të drejtën për të kërkuar statusin kandidat. Më thoni një zyrtar që nuk u prononcua dhe tha se nuk është koha. U nisët drejt Çekisë, meqë kishte presidencën dhe e quajtët rezultat të madh që ai ju pranoi kërkesën. Ju e bëtë sepse i kishit dhënë qokën. Vendimet e ERE­-s duhen hetuar. Pse çmimi iu ul KESH-­it për t’ia shitur sa më lirë CEZ-­it. Unë do të mar përsipër një gjë, nuk kam fol me asnjërin nga këta, do t’i bind këta për këtë që do them. Ti bëjmë një kërkese dy partnerëve tanë, amerikanve dhe Brukselit. Ne shqiptarët kemi disa probleme të cilat nuk jemi në gjendje t’i zgjidhim vetë. Ose nuk kemi besim te njëri tjetri, dhe të radhisim CEZ nga A te ZH, Gërdeci nga filliimi në fund, 21 janari, aferën për Rrugën e Kombit.  Do ndryshojmë çdo nen të kodit penal. Të vijnë përfaqësi nga Brukseli dhe SHBA­-të dhe të hetojnë. Por që ne të bëjmë një deklaratë që kryetari i opozitës dhe që kreu i ambasadës del e thotë se kjo është detyrë e organeve tuaja, atëherë të jemi më serioz me partnerët tanë, minimumi të ulemi qoftë edhe me negociata politike, dhe t’i themi kemi këto halle, këto paftësi hetimi për këtë cështje. Ja ku jemi. Prandaj ju lutem shumë të mos luani lojën e kungulleshkës. Të mos kujtoni se do nxirrni kredon politike me këto cështje. Sa më shpejt ta pranoni veten që keni dalë në opozitë q më mirë do jetë për ne. Jeni opoitë pa kaoz funksioni në shtetin e së drejtës. ”, tha Ruçi

Por  ndonëse në pozicione të kundërta politike në opozitë dhe qeveri,  PD e LSI janë në këtë rast janë  në të njëjtën linjë  dhe kërkojnë hetim ndërkombëtar dhe në themel të kësaj çështje.

“Në këtë seancë të votohet ligji për hetimin ndërkombëtar për super aferën korruptive që iu ka kushtuar publikut shqiptar 800 milionë euro të vjedhura nga ju. Hetimi ndërkombëtar duhet patjetër në emër të stabilitetit të vendit, ky hetim është jetik. I bëj thirrje Gramoz Rucit që të votojmë hetimin ndërkombëtar, nuk ka çështje më urgjente se kjo. Në hetim të përfshihet gjithçka që në momentin e nënshkruar dhe deri më sot, kujt nuk ja mban i ka të gjitha përgjegjësitë ne kësaj afere”- u shpreh Berisha

"Unë jam për hetim amerikan, se kam dëgjuar këta mafiozët që thonë shkrimi është bërë me porosi të ambasadës amerikanë. Kështu që unë nuk kam frikë të përballem as me amerikanët, as me evropianët. Unë jam i bindur tek e vërteta", - tha Meta.

Përtej palëve politike  edhe presidenti i republikës Bujar Nishani është pozicionuar në mbështetje të një hetimi ndërkombëtar të kësaj çështje, e cila sipas tij e bën këtë proces më të besueshëm


Ora 10:45 Konferenca nuk e fut kerkesen ne rend dite
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të diskutojnë në seancën e sotme plenare për projektligjin e demokratëve që kërkon hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ-it. Kjo pasi Konferenca e Kryetarëve e mbledhur këtë mëngjes vendosi të mos pranojë nismën e demokratëve për ta pasur këtë draft në rendin e ditës.

Deputeti i PD-së  Eduard Halimi kërkoi që hetimi ndërkombëtar për CEZ të fillojë sa më parë duke kërkuar procedurë të përshpejtuar për pr/ligjin, por kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi tha se nuk ka bazë ligjore për këtë procedurë, ndaj kërkesa e tyre u rrëzua.

Sipas mazhorancës, ky draft duhet të kalojë me shumicë të cilësuar, pra me 84 vota në Kuvend, por për demokratin Halimi kjo është një alibi pasi ligji kërkon shumicë të thjeshtë prej 71 votash. “Hetimi ndërkombëtar krijon besueshmëri”, - tha Halimi.

Partia Demokratike depozitoi të hënën në Kuvend projektligjin për hetim ndërkombëtar të skandalit të CEZ që shpërtheu pas mashtrimit të administratorit Kastriot Ismailaj me kompaninë DIA të  mbledhjes së borxheve ndaj CEZ.

Një ditë më parë lideri i opozitës Lulzim Basha i apeloi kryeparlamentarit Meta të mbledhë Konferencën e Kryetarëve dhe ta kalonte sa më shpejt në seancë këtë nismë.

Hetimin ndërkombëtar e ka mbështetur edhe kryeparlamentari Ilir Meta, por ai ka theksuar se kërkesa e Bashës ndryshon nga ajo e liderit historik të PD Sali Berisha, pasi kërkon të hetojë vetëm kompaninë DIA. Ndërkohë kryeministri Rama deklaroi dje në një intervistë për VOA-n se nuk e mbështet idenë e hetimit ndërkombëtar, duke theksuar se Shqipëria është një vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe i ka të gjitha hapësirat ligjore për të bërë hetimin. 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)