Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes

Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes

Foto ilustruese

Mëngjesi është koha më e rëndësishme e ditës prandaj është e thelbësore të ndiqni disa zakone të shëndetshme që ndikojnë në mirëqenien tuaj. Një ndër këto zakone është edhe mos përdorimi i celularit.

Edhe pse telefoni është një nga pajisjet më të domosdoshme në kohët e sotme, ai ka edhe disa efekte negative, veçanërisht kur e përdorim sapo jemi zgjuar.

Fillimi i ditës pa rrjete sociale

Sipas studiuesve përdorimi i celularit në mëngjes shkakton stres.

“Telefonat lëshojnë dritë blu, e cila është e lidhur me lirimin e hormonit të stresit, kortizolit. Kortizoli e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe mund të shkaktojë edhe ankth”, thotë Charlotte Armitage, psikologe në Be Device Wise, Angli.

Më tej psikologia thekson se fillimi i ditës me lajme të këqija mund të ndikojë në shëndetin tonë mendor pasi shumica e informacionit që shohim është negativ.

“Në mëngjes, ju akoma nuk jeni përshtatur plotësisht me ditën, ndaj edhe kjo lloj përmbajtjeje mund të ndikojë negativisht për nisjen e ditës”, shtoi ajo.

Çfarë duhet të bëni?

Fillimisht jepini përparësi të gjumit tuaj. Krijoni një rutinë rreth orës së gjumit dhe shmagni përdorimin e telefonit 1 orë para gjumit. Sipas ekpertëve drita e telefonit e bën më të vështirë të bini në gjumë.

"Provoni të shkëputeni përkohësisht nga celulari, duke e vendosur në heshtje kur flini- në mënyrë që asnjë njoftim që vjen të mos prishi gjumin tuaj. Duke bërë këto gjëra, ju po merrni kontrollin e telefonit tuaj në vend që telefoni juaj t'ju kontrollojë juve", përfundon Armitage.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit