Shpërthimi te karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë solli plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihen mbetje dhe materiale të shpërndara kudo si pasojë e shpërthimit.

Çatia e pikës së karburantit është pjesërisht e shembur, me kabllo të varura dhe pjesë të dëmtuara.

Ndërkohë në pamje duken edhe pajisjet e furnizimit me karburant që janë të rrëzuara dhe të shkatërruara.


Lajmi kryesor:

Shpërthim gazi te karburant ‘Eida’ në Tiranë, plagosen 3 punonjës! Dy versione për shkakun, Zjarrfikësja: Dyshohet se erdhi nga zyra! ISHTI: Flakët nisën nga një makinë! 3 të shoqëruar