Detaje të reja kanë dalë mbi ngjarjen e raportuar disa ditë më parë se Zayn Malik ka goditur nënën e modeles Gigi Hadid, Yolanda Hadidi.
Sipas mediave rozë, debati i Zayn Malik me Yolanda Hadid thuhet se ka ndodhur pasi ajo shkoi në shtëpinë e çiftit pa e ftuar. Malik i kërkoi Yolandës që të qëndronte larg vajzës së tij Khai.
Sipas një burimi që ndodhej aty në momentin e konfliktit të tyre, pas debatit, Zayn Malik e tërhoqi zvarrë Yolandën në dollapin e dhomës ku ndodhej në atë moment, duke i shkaktuar dhimbje të forta fizike. Ai gjithashtu sulmoi verbalisht një truproje që ishte prezente.
Sipas postimit të tij të fundit në rrjetet sociale, ai tashmë është divorcuar nga Gigi Hadid, ndërsa do të ndajnë kujdestarinë e vajzës së tyre.