Çfarë mund të bëjë qeveria që SPAK të hetojë vrasjet e 21 janarit? Rama: Nuk kemi asnjë instrument, vetëm durimin!

 

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku lidhur me instrumentet që qeveria ka në dorë që SPAK të marrë në hetim vrasjet e 21 janarit, kryeministri Edi Rama u përgjigj se e vetmja gjë që mund të bëjë është të ketë durim.

Ai tha se qeveria nuk ka asnjë instrument për të ndikuar SPAK dhe shtoi se durimi është i vetmi instrument që mund të përdorë në këto raste.

“Në kujtesën time, kur ka ndodhur tragjedia e 21 janarit, unë i kam pasur flokët përgjithësisht të zeza, tani i kam plotësisht të bardha siç edhe i shihni. Kam pasur edhe më shumë flokë nga ç’kam sot. Një nga të mirat e kësaj të keqje të pashmangshme është që kam mësuar diçka që as e ndjera nëna ime nuk e imagjinonte se unë mund ta mësoja ndonjëherë, që është durimi. Ashtu siç ne nuk shoh të kemi ndonjë instrument që të ndalojmë njerëzit të çmenden kur kapërcejnë pragun e Kuvendit dhe ndezin flakadanë, nuk kemi asnjë instrument që të ndikojmë SPAK-un për të hapur këtë çështje. I vetmi instrument në këto raste, është durimi”- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: 21 Janari krim shtetëror, drejtësia e re të veprojë! S'negocioj me 'non-grata'! SPAK trazoi ujin e ndenjur 100 vjet! Koncesioni i Sterilizimit? Do bëjmë analizat tona


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim