Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali më 30 mars, kanë mohuar që të kenë lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur në Shkodër.
Arsen Stojku dhe Milsim Rama, 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, dyshohet të kenë bashkëpunuar në atentatin ndaj Astrit dhe Brahim Bilali, pasi ekzekutori kryesor që qëlloi ndaj tyre, është ende në kërkim, Ibrahim Lici.
Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja, raporton se para oficerëve të policisë dy të rinjtë e arrestuar dje, rreth një muaj pas vrasjes, nuk kanë pranuar të kenë lidhje me vrasjen.
Pas atentatit të vëllezërve Bilali që u vranë në derën e shtëpisë në lagjen "Kiras", policia gjeti ende të padjegur përfundimisht makinën e parë me të cilën u arratisën autorët. Aty dyshohet të jenë gjetur edhe gjurmët që i lidhin dy të arrestuarit me krimin e rëndë. Report Tv mëson se para hetuesve, Arsen Stojku dhe Mislim Rama thanë se vetëm e kanë lyer makinën, por nuk kanë lidhje me vrasjen.
Targat e automjetit të përdorur nga autorët, AA 369 RV, dyshohet se janë false
Arsen Stojku është i afërm i Ibrahim Licit.
Ibrahim Lici
Arsen Stojku dhe Mislim Rama dyshohet të jenë autorë të vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim të vëllezërve Bilali. Ata janë nën akuzë edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, shihet se dy të rinjtë janë miq me njëri-tjetrin.
Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit "Bajri" në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Brahim Bilali ishte drejtues i shoqatës "2 Prilli".
Ibrahim Lici është nipi i Fatbardh Licit i vrarë më 8 gusht 2018 dhe djali i Mustafë Licit, anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe drejtues i partisë Mendimi i Djathtë Liberal. Nga ana tjetër viktima Fatbardh Lici është kunati i Lulzim Kullës, biznesmenit të njohur ndaj të cilit u bë atentat më 13 janar të vitit të kaluar me lëndë shpërthyese ku mbeti i plagosur.
Djem si Shkodra ska ne tan Shqipnin.
PërgjigjuHej ja lumsha bijte e baced
PërgjigjuLeni mor filmat se e din tan shkodra se aty te lict keni nejt dit nat Po ne burg do ju q nana mas u merzitni
PërgjigjuKtu te fusin ne burg nga face book
PërgjigjuKtu te fusin ne burg nga face book
PërgjigjuArsen bojaxhi mund te jesh po mos harro fotot qe ka hedh ajo e Bardhit me ty tu ba barbekjy
PërgjigjuPo mire po qe se une kam ne fb nhe mik me emrin Kosta Barka si i bie jam pjes3 e ndonje grupi shovinist grek. Hajde mende hajde.
PërgjigjuMos u merrni me to.Shkodra I njeh mire kto hajdutat e horat e PD.E si ky lloj malli asht gjithe PD ne Shkoder.Denojeni sipas ligjeve ne fuqi e te mos dalin ma nga burgu
Përgjigju