Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Festa e Dusan Vlahovic te Juventusi

Champions League ka mbyllur raundin e dytë me nëntë ndeshjet e radhës që kanë rezultuar spektakolare dhe me emocione. Veç tyre nuk munguan surprizat, ku humbën Real Madrid dhe Bayern Munich. Gol nga Gjimshiti, teksa për Lille lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Edon Zhegrova që fitoi një penallti për të mundur kampionët në fuqi të Real Madrid.

Ndeshja më spektakolare e mbrëmjes rezultoi ajo mes Leipzig dhe Juventus. Italianët përmbysën 2-3 ndeshjen mes spektaklit dhe me dhjetë lojtarë, penallti kundër dhe spektakël. Në 12 minutat e para Bremer dhe Gonzales u detyruan të dilnin për shkak të lëndimeve, me Juven që aktivizoi Gattin dhe Conceicaon.

Duhej minuta e 30-të që Sesko të shënonte golin e vetëm të pjesës së parë për avantazhin e Leipzig, Pjesa e dytë pa Juventusin me marshin e pestë, ku Koopmainers goditi menjëherë shtyllën dhe më pas Vlahovic në minutën e 50-të shënoi golin e barazimit. Nëntë minuta më vonë Juventusi mbeti me dhjetë lojtarë, pasi arbitri pas konsultës me VAR nxori me karton të kuq portierin Di Gregorio për prekje të topit me dorë jashtë zone.

Në vend të tij Perin, teksa në fushë edhe Douglas Luiz. Në vijimin e goditjes së dënimit, Luiz para se të prekte topin me këmbë e ndali me dorë në murin mbrojtës dhe penallti për Leipzig. Sesko nuk gaboi për t’i dhënë sërish epërsinë Leipzig.

Në minutën e 68-të duhej një perlë e Vlahovic për barazimin 2-2, me Juven që kërkoi edhe atë të avantazhit duke lënë hapësira pas. Openda për Leipzig goditi dy herë shtyllën, ndërsa duhej një veprim fantastik nga Coinceicao që portugezi të shënonte golin e tretë për Juven.

Festë legjitime te ‘Zonja’ dhe shumë fat në rastet e Leipzig, me Perin dhe Kalulu që bënë më të mirën në prapavijë. Në fund Juve merr fitoren e dytë në kaq ndeshje dhe shkon në kuotën e gjashtë pikëve, teksa këtë sezon nuk ka shijuar humbjen.

Në Birmingham, Aston Villa iu fal golit të Duran në minutën e 79 për të mundur 1-0 Bayern Munich. Surprizë edhe në Francë, me Lille që fitoi 1-0 kundër Real Madrid. Penalltia e fituar nga Edon Zhegrova u kthye në gol nga David, me shqiptarin e Kosovës që u shpall ‘Njeriu i Ndeshjes’ nga UEFA.

Liverpool mundi 2-0 Bolognan falë golave të Mac Allister dhe Salah për të shkuar në kuotën e gjashtë pikevë. Dinamo Zagreb barazoi 2-2 kundër Monacos në ‘Maksimir’, teksa Benfica mundi thellë 4-0 Atletico Madrid, me djemtë e Simeones që duhet të harrojnë këtë paraqitje.

Tri pikë edhe për Feyenoord dhe Club Brugge. Ndërkohë Atalanta fitoi 0-3 kundër Shakhtar me golat e Berat Gjimshitit, Lookman dhe Bellanova.

Champions League, raundi 2; e mërkurë, 02 tetor 2024:

18:45

Girona 2-3 Feyenoord

Shakhtar Donetsk 0-3 Atalanta

21:00

Aston Villa 1-0 Bayern Munich

Benfica 4-0 Atletico Madrid

Dinamo Zagreb 2-2 Monaco

Lille 1-0 Real Madrid

Liverpool 2-0 Bologna

RB Leipzig 2-3 Juventus

Sturm Graz 0-1 Club Brugge

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet