Champions League mbyll sot raundin e shtatë të fazës së ligës, ose thënë ndryshe raundin e parafundit. Nëntë ndeshjet do luhen në dy orare. Duke nisur nga ora 18:45 në fushë zbresin Galatasaray - Atletico Madrid dhe Qarabag - Eintracht Frankfurt.

Spektakli vijon në orën 21:00 me disa ndeshje deçizive, siç është ajo e Torinos, aty ku Juventusi pret Benfican. "Zonja e Vjetër" ka si synim të marrë vetëm tri pikët, nëse dëshiron që të jetë në garë për vendin e tetë që të kualifikon direkt në fazën e 1/8-ave. Nga ana tjetër 'Shqiponjat' kanë në stol një si Jose Mourinho që në Torino ka kujtime të përzjera, mes humbjeve dhe fitoreve, gjithmonë si një rival i bardhezinjve.

Për Luciano Spallettin nuk janë të gatshëm Arkadiusz Milik, Daniele Rugani dhe Dusan Vlahovic. Ndërkohë që Jose Mourinho duhet të bëjë pa Veloso, Lukebakio, Cabral Lopes, Felix dhe Alexander Bah.

Në Pragë pritet të jetë një festë futbolli, pasi Slavia pret Barcelonën. Katalanasit kërkojnë të harrojnë humbjen e fundit 2-1 nga Real Sociedadi në kampionat dhe tri pikë do 'shëronin plagët' duke i afruar më shumë me vendin e tetë. Për Slavian nuk janë të gatshëm 11 futbollistë, ndërsa Hansi Flick do duhet të bëjë pa Cancelo, Christensen, Pedro Fernandez, Gavi, Lamine Yamal dhe Ferran Torres.

Në Francë, 'Velodrome' pritet të jetë një 'vullkan' pasi Marseille luan kundër Liverpoolit. Tifozët vendas kanë treguar se janë aty për spektakël, si një futbollist i 12-të për ekipin. Trajneri Roberto De Zerbi duhet të bëjë pa Vermot dhe Maupay, ndërsa në dyshim janë edhe Aguerd dhe Pavard. Për Arne Slot nuk janë të gatshëm emra si Konate, Isak, Leoni, Bradley apo Williams.

Champions League, raundi i shtatë i fazës së ligës:

E mërkurë, 21 janar 2026

18:45

Galatasaray - Atletico Madrid

Qarabag - Eintracht Frankfurt

21:00

Atalanta - Athletic Bilbao

Bayern Munich - Royal Union SG

Chelsea - Pafos

Juventus - Benfica

Marseille - Liverpool

Newcastle - PSV

Slavia e Pragës - Barcelona

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:23
VIDEO/ Mourinho hedh pas krahëve polemikat e të shkuarës: A dua të jem trajneri i Juventusit? Sigurisht që po

1768987529_josemourinho.JPG

Në konferencën para ndeshjes kundër Juventusit, trajneri i Benficas, Jose Mourinho tha se në një të ardhme nuk e përjashton mundësinë që të ulet në stolin e bardhezinjve, paçka polemikave që ka pasur thuajse 16 vite më parë kur portugezi drejtonte Interin dhe fitonte tripletën e famshme të ngulitur mirë në historinë e zikaltërve.

"Për mua është surprizë kur trajnerë që nuk kanë asnjë arritje, pa histori, vendosen në krye të skuadrave të mëdha në botë. Për mua kjo është një surprizë e vërtetë.

Për mua, kur Milani merr Max (Allegrin), kur Juventusi merr Lucianon (Spallettin) apo kur Roma merr Gasperinin, kjo nuk është një surprizë për mua. Surprizë është kur njerëz që nuk kanë treguar asgjë marrin skuadra të përmasave të mëdha.

A doni të trajnoni Juventusin një ditë? Sigurisht", tha pa dyshime 62-vjeçari Jose Mourinho.

Sot në orën 21:00 në Torino luhet sfida mes Juventusit dhe Benficas,e vlefshme për raundin e shtatë të fazës së ligës në Champions League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 20:34

    15 vite nga ‘21 janari’, kush mendoni se urdhëroi për të qëlluar qytetarët?