Champions League ka mbyllur këtë të mërkurë tetë ndeshjet e fazës së 1/8-ave për aktin e kthimit. Një biletë për në fazën çerekfinale kanë marrë edhe Barcelona, Bayern Munich, Liverpool dhe Atletico Madridi.

Pas përballjeve të sotme janë kompletuar edhe katër çiftet që do luajnë më 7 ose 8 prill ndeshjet e para çerekfinale. Sporting Lisbonë vs Arsenal, PSG vs Liverpool, Real Madrid vs Bayern Munich dhe Barcelona vs Atletico Madrid do jenë përballjet e fazës së radhës, teksa bie në sy derbi spanjoll apo ‘Klasikja’ Real Madrid - Bayern Munich.

Në përballjet e sotme Barcelona fitoi 7-2 kundër Newcastle, Bayern Munich mposhti 4-1 Atalantën, Liverpooli përmbysi 4-0 Galatasarayn, ndërsa Tottenham fitoi 3-2 ndaj Atletico Madrid, me spanjollët që kalojnë më tej falë fitores 5-2 të ndeshjes së parë.

Champions League, faza e 1/8-ave, ndeshjet e kthimit:

E mërkurë, 18 mars 2026

18:45

Barcelona 7-2 Newcastle (1-1)

21:00

Bayern Munich 4-1 Atalanta (6-1)

Liverpool 4-0 Galatasaray (0-1)

Tottenham 3-2 Atletico Madrid (2-5)

E martë, 17 mars 2026

18:45

Sporting Lisbone 5-0 Bodo/Glimt, pas 120 minutave lojë (0-3)

21:00

Arsenal 2-0 Bayer Leverkusen (1-1)

Chelsea 0-3 PSG (2-5)

Manchester City 1-2 Real Madrid (0-3)

Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para

Champions League, ndeshjet çerekfinale:

7 ose 8 prill 2026

Sporting Lisbonë vs Arsenal

PSG vs Liverpool

Real Madrid vs Bayern Munich

Barcelona vs Atletico Madrid