Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Moment nga ndeshja

ELBASAN - Pritej një ndeshje e luftuar dhe në "Elbasan Arena" dueli nuk zhgënjeu. Egnatia s'ia doli të kalojë në turin e dytë kualifikues të Champions League, duke u eliminuar nga Borac Banja Luka pas 120 minutave dhe penalltive.

Dueli në kohën e rregullt u mbyll 2-1 me fitoren e kampionëve të Shqipërisë, por për shkak se boshnjakët kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-2, përballja shkoi në shtesën me 30 minuta. Edhe gjatë kësaj kohe nuk u shënua asnjë gol, ndërsa te Borac u treguan më të saktë nga penalltitë duke fituar 1-4.

Ndeshja / Me një numër të konsiderueshëm tifozësh në stadium, Egnatia e nisi mirë duelin duke shënuar pas vetëm 17 minutave me Ibrahimoglu, për të nisur festën e të pranishmëve. Vetëm 13 minuta zgjati avantazhi i rrogozhinasve, pasi Lukic barazoi rezultatin duke mos u ndalur dot nga mbrojtja vendase.

Pjesa e dytë ishte e luftuar dhe me disa raste të pastra shënimi, teksa goli që dërgoi ndeshjen në shtesë u shënua nga Doukou për Egnatian. Dyshja Hasa - Aleksi bënë mirë, me këtë të fundit që asistoi për golin që e dërgoi ndeshjen në shtesë.

Edhe 30 minutat e shtesës u mbyllën 2-1, me lojtarët që u drejtuan te pika e bardhë e penalltive. Aleksi dhe Lushkja gabuan te Egnatia, ndërsa miqtë nga Bosnja shënuan katër herë. Me rezultatin 1-4 nga penalltitë, Borac eliminon Egnatian dhe gjen PAOK-un e Selanikut në turin e dytë kualifikues të Champions League.

Nga ana tjetër kampionët e Shqipërisë do jenë pjesë e turit të dytë kualifikues në Conference League, ku kërkojnë të bëjnë mirë kundër Víkingur Reykjavík dhe të harrojnë këtë eliminim të hidhur.

Melih Ibrahimoglu - Fantazisti i Egnatias zhvilloi dje ndeshjen e fundit me rrogozhinasit, pasi klubi ka gjetur akordin dhe ai do jetë pjesë e Superligës së Turqisë me ekipin e Konyaspor, pjesë e së cilit është edhe Cikalleshi. Egnatia e afroi Ibrahimoglu vetëm në janarin e këtij viti, por cilësitë e treguara kanë bërë që turku të ketë fansa të tjerë, duke "mbushur arkat" e Egnatias.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:01
Eliminimi nga Champions League, Edlir Tetova: Peng penalltitë, në stërvitje nuk gabuam asnjë

1721286146_1703431532edlirtetova.jpg
Egnatia është jashtë Champions League. Kampionët e Shqipërisë u eliminuan nga Borac Banja Luka e Bosnjës dhe Hercegovinës, me ndeshjen që në 90 minuta u fitua 2-1 nga rrogozhinasit. Në shtesë nuk u shënuan gola, teksa nga penalltitë miqtë u treguan më të saktë (1-4).

Pas ndeshjes për mediet foli Edlir Tetova, trajneri i Egnatias që tha se peng i kanë mbetur penalltitë.

“Është një fitore. Marrim një gol të evitueshëm, plus dhe rastet e shënimit ishin. Çunat kanë bërë ndeshje shumë të mirë, tre mungesat ndikuan shumë te ndërrimet. Merr si ndeshje notë pozitive sepse u fitua. Penalltitë çështje fati, do bëjmë më mirë ndeshje tjetër.

Ishim shumë të nxituar në manovrën drejt sulmit. Kemi shpërdoruar pasime. Këto ishin dozat e mërzitjes.

Zejnullai dhe Ndreca, Montenegro po ashtu, na është rikthyer Gjata. Dëshiroja ta kisha grupin të plotë në ndeshjen e parë. Me ikjen e Fernandos, Regi do kohën e vet, prej meje ka nota pozitive.

Për Spahiun është çështje teknike, kemi pasur lojtarë të tjerë më në formë, nuk mund të bëjmë dallime. Më shumë sot duhet të bënim që të shtynim topin në rrjetë.

Ne po prodhonim dhe me 3-5-2, na vuri Borac në vështirësi me krahët dhe dolëm te skema jonë 4-3-3. Kështu arritëm të shënonim golin e dytë. Dhe Kasa do kohën e vet se nuk ka minuta mjaftueshëm nga janari deri tani.

Presidenti? Nuk jam takuar me Demrozin. Nuk e di çfarë reagimi do ketë. Ta dëgjojmë dhe do shikojmë.

Nuk është se kam informacion për Vikingur. Shumë pak kemi parë me humbjen që pësoi dje 2-1.

Pengu më i madh penalltitë. Dje (pardje) asnjë nuk i ka humbur penalltitë në stërvitje”, u shpreh Tetova.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Ndeshja në Maltë, Orges Shehi: Jemi këtu për t'u kualifikuar

Conference League/ Ndeshja në Maltë, Orges Shehi: Jemi këtu për t'u kualifikuar