Champions League, Skënderbeu
eliminohet me poker nga Dinamo

Champions League, Skënderbeu<br />eliminohet me poker nga Dinamo
Dinamo e Zagrebit në Champions League dhe Skënderbeu në Europa League. Kampionët e Shqipërisë janë mundur me rezultatin e thellë 4-1 në ndeshjen e kthimit në Kroaci, duke e humbur përballjen në total me Dinamon me rezultatin 6-2, pasi ndeshjen e parë në Elbasan e humbën 1-2.
 
Sfida në Zagreb dhuroi gola dhe spektakël që në minutat e para, pasi pa kaluar 15 minuta u shënuan tre gola. Fillimisht ishte Dinamo që kaloi në avantazh me Soudani në minutën e 9’.
 
Një minutë më vonë, Esquerdinha barazoi në 1-1 duke krijuar iluzione se gjithçka u rihap.
 
Por, Dinamo kaloi sërish në avantazh 5 minuta më pas duke mos lejuar humbjen e kontrollit të lojës duke shënuar me Hodzic.
 
Në pjesën e dytë, arbitri largoi me karton të kuq një nga lojtarët e Dinamos duke rifutur sërish në lojë Skënderbeun, por Jeremy Taravel dhe Soudani, që plotësoi dopietën personale shuan përfundimisht shpresat e shqiptarëve për të kaluar në fazën e grupeve të Champions League.

Ndeshja minutë pas minute

80’ Dinamo shënon 4-1. Soudani shënon dopietë personale ndaj Skënderbeut, teksa këtë herë arriti të finalizonte pas një aksioni të shpejtë duke kapur në kundërsulm shqiptarët që mesi po presin fundin e ndeshjes.



65’ Coric kroson në zonë për Taravel, ky i fundit godet më kokë, por Shehi bën mrekullinë duke shpëtuar Skënderbeun nga goli i katërt. 

55’ Shënon Dinamo 3-1. Momentin e mirë që po kalonin miqtë, e shfrytëzojnë vendasit, që pas një goditje nga këndi, Jeremy Taravel përfiton duke dërguar topin në rrjetë.



52’ Progni humbet një rast të mirë për të barazuar, pas një pasimi nga e djathta, sulmuesi gjuan nga jashtë zone, por gabon duke e dërguar topin jashtë kuadratit. 

48’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me një lajm të mirë për Skënderbeun, Goncalo Santos del me karton të kuq duke lënë Dinamon me 10 lojtarë.

45’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-1 për Dinamon.
 skenderbeu
38’ Coric fiton goditje dënimi nga e djathta, kroatët tentojnë që të rrezikojnë, largojnë topin korcarët.
 
37’ Super gjuajtje nga Lilaj nga jashtë zone, topi përfundon ngjitur me shtyllën.
skenderbeu
22’ Aksion i bukur i Skënderbeut, Progni ndalohet në hyrje të zonës nga Coric, goditjen e dënimit e merr përsipër Shkëmbi, në të njëjtin pozicion nga ku shënoi golin e parë në Elbasan, por këtë herë topi përfundon mbi tranversë.
skenderbeu
18’ Marko Radas rrezikon seriozisht portën kroate, teksa me një gjuajtje të lirë godet shtyllën, e cila shpëton Dinamon nga barazimi për herë të dytë.

15’ Shënon Dinamo 2-1. Armin Hodzic shënon golin e avantazhit për vendasit pak minuta pas barazimit nga korçaret. Vendimtar në golin e dytë ishte përsëri Soudani që ktheu topin bukur për autorin e golit, që mposhti Shehin me një gjuajtje të fuqishme.



10’ Shënon Skënderbeu 1-1. Shqiptarët nisin topin nga mesfusha dhe zhvendosen në sulm. Arapi kroson për Latifin që nga mesfusha, godet por e devijon portieri, Eskardinja përfiton dhe shënon.

 
9’ Shënon Dinamo 1-0. Pjaca kroson bukur në zonë për Soudanin, i cili i vetëm përballë Shehit gjuan saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?