Champions, Partizani humbet
ndeshjen e parë ndaj Salzburgut

Champions, Partizani humbet<br />ndeshjen e parë ndaj Salzburgut
Partizani ka humbur ndeshjen e parë në raundin e tretë të Champions League përballë ekipit të Salzburgut me rezultatin 0-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas pak ditësh në Austri.

Pritshmëritë nga Partizani ishin shumë të mëdha dhe më e pakta nga tifozët pritej një barazim pas super ndeshjes që zhvilloi në Hungari ku mori kualifikimin e merituar me penalltitë që bënë xhiron e gjithë Europës. Megjithatë të kuqtë e drejtuar nga italian Sormani do ta thonë fjalën e fundit në ndeshjen e dytë.

Ndeshja
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në barazim pa gola. Ndeshja nisi e mirë për Partizanin që sulmonte me kujdes, ndërsa mbyllte mjaft mirë hapësirat mbrapa duke u lënë asnjë mundësi miqve nga Austria për të rrezikuar portën.

Vila, Ekuban dhe Torasa krijuan disa raste për demat e kuq në pjesën e parë por pa mundur që të finalizonin me saktësi. Për t'u vlerësuar ishte edhe loja e miqve me një buxhet shumë herë më të lartë se të kuqtë, ç'ka e reflektuan edhe në fushë me më shumë raste se shqiptarët.

Pjesa e dytë
Në 45 minutat e dyta loja ishte më e hapur dhe më e ashpër, pasi të dy ekipet filluan që të kërkonin golin më me shumë ngulm se në pjesën e parë. I pari që u ndëshkua ishte Salzburgu, pasi Diadie Samassekou doli me karton të kuq në minutën e 54'.

Të gjithë tifozët e Partizanit filluan të kryqëzonin gishtat se erdhi momenti i tyre pas  kartonit të kuq, por për faktin e tyre të keq pësuan golin e vetëm të ndeshjes me penallti. Autori i golit për ekipin austriak ishte Jonathan Soriano ën të 73'. Gjendja u ndërlikua akoma më shumë për të kuqtë, pasi në të 73' ishte Reinaldo Kalari , që doli me karton të kuq duke barazuar forcat në fushë.

Në minutat e mbetura Partizani u munda që të rrezikonte për të gjetur rrugën e rrjetës, por ishte e pamundur, pasi Salzburgu u vendosu 'mur' në mbrojtje duke mos lejuar prekjen e rrjetës deri në fund. Megjithatë, pavarësisht humbjes Partizani luajti si i barabartë përballë ekipit austriak.



Incidentet
Interesimi për ndeshjen e sotme ishte maksimal nga tifozët e kuq, ndërsa nuk munguan edhe incidentet para fillimit të sfidës. Sipas raportimeve nga Elbasani njëri nga tifozët e kuq ka goditur me shkop autobusin e ekipit austriak, por që më pas ka ndërhyrë policia për ta neutralizuar. Në këtë moment janë përfshirë edhe tifozët e tjerë të Partizanit, megjithatë gjendja është qetësuar, pasi disa prej tyre janë shoqëruar në polici. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur