Zero kosto për shtetin dhe paguhet nga koncensionari për çco check-up që kalon 475 mijë vizitat

Zero kosto për shtetin dhe paguhet nga koncensionari për çco check-up që kalon 475 mijë vizitat

“Targeti i vendosur prej 475 mijë qytetarësh për kryerjen e Kontrollit Mjekësor Bazë është kapërcyër me mbi 7700 qytetarë, që do të thotë që për secilin prej qytetarëve që janë mbi targetin e vendosur, Kontrolli Mjekësor Bazë ka zero kosto për shtetin dhe paguhet nga koncesionari”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila konfirmoi se viti 2019 është viti i parë që është kapërcyer targeti dhe janë 482,711 qytetarë që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë.

Përgjigja e qytetarëve që gjithnjë e më shumë i besojnë këtij programi parandalues, i cili ka sjellë dobi të jashtëzakonshme për ruajtjen e shëndetit të popullatës, është përgjigja më e mirë për të gjithë skeptikët”, tha Manastirliu.

Rezultatet që ka prodhuar Kontrolli Mjekësor Bazë janë shumë të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve, uljen e invaliditetit dhe mortalitetit nga sëmundjet kronike.

Të dhënat tregojnë se në rang kombëtar 26.2% e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë kanë vlera të larta të Kolesterolit që rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës. Në rang kombëtar 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë pre-diabetik ndërsa 8.6 % janë me diabet. Rezulton se 13.4 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë anemik; 6.73 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultojnë me rritje të vlera të larta të enzimave të mëlcisë.

Prej Prillit 2015 zbatohet në të gjithë vendin programi i kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë për të gjithë shtetasit rezident të grupmoshës 35-70 vjeç. Rreth 13% më shumë qytetarë krahasuar me vitin 2018 e kanë kryer këtë kontroll. Prej fillimit të këtij programi janë më shumë 1 milion e 797 mijë kontrolle mjekësore bazë të kryera nga qytetarët. Aktualisht ka dyfishim të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015. Përveçse qytetarët e kanë përfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhe në uljen e kostove të trajtimit të tyre, duke ulur invaliditetin dhe mortalitetin nga sëmundjet jo të transmetueshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, programi i Kontrollit Mjekësor Bazë konsiderohet kosto-efektiv për Shqipërinë, ku vihet re një rritje e sëmundshmërisë kronike, ndërsa popullata ka ende kulturë të ulët shëndetësore.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës