Chefi shqiptar që po ngre emrin
e Shqipërisë në gastronomi

Ravajol Hasani, një chef kuzhine shqiptar ka arritur të prekë majat e suksesit në punën e tij nëpër botë.

I riu shqiptar ka thyer çdo tabu në kuzhinë duke përfaqësuar Shqipërinë në shumë vende të Evropës. Ndërsa, mbrëmjen e sotme ai do ta zgjerojë edhe më tej famën e tij ku është i ftuar special në një prej restoranteve më të famshme të Kanadasë, "Skara" në Brossand, Quebec.

Ravajoli do të gatuajë gjashtë receta të krijuara nga vetë ai, të cilat vijnë si një martesë e kuzhinave të ndryshe në botë.

Kjo është hera e parë që një chef shqiptar merr pjesë në këtë nivel eventi ku janë të ftuar rreth 100 persona, mes të cilëve politikanë, aktorë, e njerëz të rëndësishëm të medias dhe modës. Ravajoli foli per Report TV, eksluzivisht nga kanadaja, ishte shumë i emocionuar që do të merrte pjesë në këtë event special.

Këta të fundit do të paguajnë 125 dollarë secili për të shijuar gatimin e famshëm e të riut shqiptar, i cili ka 7 ndihmës kuzhinierë.

Kuzhinieri shqiptar i cili është shumë i suksesshëm në Greqi ka në plan ta çojë emrin e Shqipërisë në çdo vend të botës. Pasi ka bërë xhiron në Europë, Ravajoli shkon në Kanadaja e më pas mendon të zhvillojë evente në Amerikë, Australi etj. Matilda Zaimi

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq