Për javën e 29-të në Premier League, Chelsea humbi 0-2 me Aston Villan. Skuadra nga Birminghami u tregua më e saktë dhe me tri pikët e marra parakalon Blutë në renditje. Watkins në minutën e 18-të shënoi golin e parë për miqtë, me "Stemford Bridge" që u shtang edhe në minutën e 56 nga McGinn. Me këtë sukses në udhëtim, Villa me 41 pikë merr vendin e nëntë, teksa Chelsea me 38 pikë mbetet në vendin e 11-të.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?