Premier League e futbollit është në javën e 29-të. Këtë të shtunë me fillim nga 13:30 futbolli anglez dhuroi një ndeshje të denjë për finale. Në "Etihad Stadium", Manchester City vendas fitoi me përmbysje 4-1 me Liverpoolin. 90 minutat e sfidës ishin të luftuara, me 'Qytetarët' që përmbysën golin e Salah, për tri pikë të rëndësishme në garën për titullin. Në 16:00 u zhvilluan pesë duele, teksa spikati fitorja e Arsenalit  4-1 me Leeds. Në 18:30 Chelsea u turpërua- 0-2 nga Aston Villa.

Në 'Etihad Stadium', Manchester City fitoi 4-1 me Liverpoolin për javën e 29-të në Premier League. Dueli u përmbys nga djemtë e Guardiolës, që me tri pikë kërcënojnë kryesuesit e Arsenalit. Dueli u hap nga Momo Salah në minutën e 17-të. Një asist nga Diego Jota bëri që egjiptiani mos gabonte përballë Ederson. Vetëm 10 minuta më vonë, Alvarez vendosi ekuilibrat për 1-1. Pjesa e parë u mbyll në barazim, teksa në të dytën u shënuan tre gola. Gjithçka nisi në të 46 minutë me De Bruyne, që dërgoi në rrjetë pasin final të Mahrez. Vetëm shtatë minuta më vonë, Gundogan shënoi golin e qetësisë për 3-1. 16 minuta nga fundi, pas asistit të De Bruyne, edhe Grealish do shënonte emrin te golashënuesit. Me 64 pikë, Manchester City ndjek nga vendi i dytë kryesuesit e Arsenalit (69), teksa Liverpool me 42 pikë qëndron në vendin e gjashtë, pesë pikë larg zonës evropiane.

Në "Emirates Stadium", Arsenali fitoi 4-1 me Leeds United për javën e 29-të në Premier League. Pas tri pikëve në shtëpi, "Topçinjtë" e Artetas rikthehen në epërsinë e tetë pikë më shumë nga Manchester City, duke kryesuar tabelën edhe pse me një ndeshje më shumë. Përballja e Londrës nuk ka qenë e vështirë për Arsenalin, që e pa veten në avantazh pas 35 minutave lojë me Jesus nga penalltia. Në pjesën e dytë, White në të 47 minutë dhe sërish Jesus në të 55 minutë dërguan shifrat për 3-0. Kristensen shkurtoi shifrat në të 76 minutë, teksa Granit Xhaka në minutën e 84 dërgoi shifrat në 4-1. Kapiteni shqiptar i londinezëve ka shënuar tre herë në po kaq javë me "Topçinjtë".

Për javën e 29-të në Premier League, Chelsea humbi 0-2 me Aston Villan. Skuadra nga Birminghami u tregua më e saktë dhe me tri pikët e marra parakalon Blutë në renditje. Watkins në minutën e 18-të shënoi golin e parë për miqtë, me "Stemford Bridge" që u shtang edhe në minutën e 56 nga McGinn. Me këtë sukses në udhëtim, Villa me 41 pikë merr vendin e nëntë, teksa Chelsea me 38 pikë mbetet në vendin e 11-të.

Premier League - java 29-të:

13:30 Manchester City 4-1 Liverpool

16:00

Arsenal 4-1 Leeds

Bournemouth 2-1 Fulham

Brighton 3-3 Brentford

Crystal Palace 2-1 Leicester

Nottingham 1-1 Wolves

18:30

Chelsea 0-2 Aston Villa

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
Chelsea s'njeh turp, Aston Villa i mund në Londër dhe i kalon në renditje (VIDEO)

Për javën e 29-të në Premier League, Chelsea humbi 0-2 me Aston Villan. Skuadra nga Birminghami u tregua më e saktë dhe me tri pikët e marra parakalon Blutë në renditje. Watkins në minutën e 18-të shënoi golin e parë për miqtë, me "Stemford Bridge" që u shtang edhe në minutën e 56 nga McGinn. Me këtë sukses në udhëtim, Villa me 41 pikë merr vendin e nëntë, teksa Chelsea me 38 pikë mbetet në vendin e 11-të.

Ora 17:57
GOLAT/ Granit Xhaka abonohet me golin, Arsenali 'poker' për t'u shkëputur në krye të Premier League

Në "Emirates Stadium", Arsenali fitoi 4-1 me Leeds United për javën e 29-të në Premier League. Pas tri pikëve në shtëpi, "Topçinjtë" e Artetas rikthehen në epërsinë e tetë pikë më shumë nga Manchester City, duke kryesuar tabelën edhe pse me një ndeshje më shumë. Përballja e Londrës nuk ka qenë e vështirë për Arsenalin, që e pa veten në avantazh pas 35 minutave lojë me Jesus nga penalltia. Në pjesën e dytë, White në të 47 minutë dhe sërish Jesus në të 55 minutë dërguan shifrat për 3-0. Kristensen shkurtoi shifrat në të 76 minutë, teksa Granit Xhaka në minutën e 84 dërgoi shifrat në 4-1. Kapiteni shqiptar i londinezëve ka shënuar tre herë në po kaq javë me "Topçinjtë".

Ora 16:24
Pep Guardiola tallet me futbollistët e Liverpool, u shtrëngon dorën pas golit të City-t (VIDEO)

Manchester City fitoi 4-1 me Liverpoolin për javën e 29-të në Premier League. "Qytetarët" përmbysën ndeshjen, teksa goli i barazimit solli edhe euforinë e Pep Guardiolës. Trajneri i City-t festoi para fytyrës së futbollistëve miq, teksa nuk harroi edhe t'i shtrëngonte dorën lojtarëve të kuq. Një festë që në ishull është quajtur si tallëse.

Ora 15:34
Manchester City përmbys Liverpoolin, superndeshje dhe 5 gola në 'Etihad' (VIDEO)