Chelsea zhgënjen edhe ndeshjen e dytë në 'Premier League', ngec kundër Leicester

Chelsea zhgënjen edhe ndeshjen e dytë në 'Premier League', ngec kundër Leicester

Chelsea i ka shkuar pranë fitores së parë në ‘premier league’ në javën e dytë, por edhe këtë herë blutë e drejtuar nga Frank Lamprad nuk kanë arritur të marrin tre pikët në kampionat. Pas disfatës turpëruese 4-0 kundër Manchester United këtë herë londinezët kanë ngecur në shtëpi me rezultatin 1-1 kundër Leicester.

Në ‘Stamford Bridge’ Chelsea e nisi ndeshjen vrullshëm duke rrezikuar portën e Leicester që në minutat e para. Pas disa këmbënguljeve dhe një gabimi të miqve, 20-vjeçari Mount arriti të zhbllokonte shifrat në minutën e 7. Pas këtij moment dhe deri në fundin e pjesës së parë loja ishte e barabartë dhe 45 minutat u mbyllën në favorin e londinezëve.

Në fraksionin e dytë ‘dhelprat’ u futën me mentalitet tjetër në fushë dhe në minutën e 67 barazuan shifrat me Ndidi, i cili me kokë la të shtangur portierin Kepa. Chelsea u përpoq deri në fund për të realizuar golin trepikësh, por pavarësisht tentativave nuk arriti të kënaqte tifozët që kishinj mbushur ‘Stamford Bridge’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren