CIA e ka regjistruar problemin të cilin Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë si çështje të vetme bilaterale të hapur për vendin. Sado që dikush prej jashtë të dëshirojë të imponojë çështje të tjera, si ajo për emrin, për të cilën gjithashtu njohësit thonë se është i pabazë dhe i imponueshëm, sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Agjencisë së Inteligjencisës Amerikane, Maqedonia nuk ka probleme të tjera të hapura përveç refuzimit të Greqisë që ta pranojë emrin e vendit.
“Kosova dhe Maqedonia e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të tyre në shtator 2008; Greqia vazhdon të refuzojë pranimin e emrit Maqedoni ose Republika e Maqedonisë”, thuhet në librin e fakteve të publikuar nga CIA.
Në drejtim të asaj se çështjet e hapura për zgjidhjen e të cilave insistojnë fqinjët e Maqedonisë janë të imponuara dhe ajo që në këtë dokument, i cili i përfshin edhe problemet më banale mes dy vendeve, aspak nuk përmendet asnjë problem me Shqipërinë, e cila ndër të parat ka pranuar Pavarësinë e Maqedonisë, lejon udhëtimin me letërnjoftime (e dyanshme), por ende i drejtohet me referencën Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, pikërisht për shkak të problemit ekzistues me Greqinë. Nga fqinjët, sipas të dhënave të publikuara nga CIA, nuk është regjistruar asnjë problem bilateral për Shqipërinë dhe Bullgarinë.
Për Serbinë është theksuar problemi me Kosovën dhe pjesët kontestuese të kufirit me Bosnjë dhe Hercegovinën përgjatë lumit Drina. Çështja e emrit të Republikës së Maqedonisë nuk është ndërkaq kontesti i vetëm i fqiut tonë jugor. Këtu qëndrojnë edhe çyshtja e Qipros si dhe kontestet e tjera që i ka Greqia me Turqinë, si përcaktimi i pjesës kontinentale në perëndim të ishujve grek në Egje.
Marrë nga "Koha-mk"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com